Pas Champions League dhe Europa League sot është hedhur edhe shorti për fazën çerekfinale të Conference League, finalja e të cilit do zhvillohet në Tiranë në stadiumin ‘Air Albania’ më 25 maj. Ky është sezoni i parë i këtij kompeticioni dhe goglat ditën e sotme u tërhoqën nga ish-kapiteni i Kombëtares Lorik Cana i cili iu foli të pranishmëve edhe për organizimin në Tiranë.
Cana u shpreh se kjo ‘është hera e parë që Tirana organizon një finale të tillë’ dhe shtoi se ‘vendi ynë do të bëjë gjithçka për ta mirëpritur me sukses’.
Sa i përket shortit ai ishte mjaft interesant pasi Romës së Jose Mourinho-s i ra që të ndeshej me norvegjezët e Bodo Glint, që në fazën e grupeve i mposhtën italianët me shifrat e turpshme 6-1. Për Romën kjo është një mundësi hakmarrje dhe një hap tjetër që duhet hedhur për të mbërritur në finalen e Tiranës.
Sfidat tjera sipas shortit ishin: Feynord-Slavia Praga, Marseille-PAOK dhe Leicester-PSV.
Ndërkohë më herët shorti i Europa League për fazën çerekfinale vendosi përballë: Leipzig-Atalanta, Frankfurt-Barcelona, Ëest Ham-Lyon dhe Braga-Rangers.