Receta

Cannoli Siciliani ( Embelsire Siciliane) sipas Sabit

24 Shtator 2021, 10:48| Përditesimi: 24 Shtator 2021, 12:04

  • Share

Cannoli Siciliani ( Embelsire Siciliane)

Perberesit:

2 kupa miell ( 250 gr)

½ luge gjelle kanelle

¼ luge gjelle kripe

1 luge gjelle sheqer i imet

2 luge gjelle gjalp te zbutur

1 veze

1/3 kupes vere Marsala 60 ml

(vere e embel italiane)

Vaj për skuqjen

Për mbushjen:

Ricotta (gjizë e njomë pa kripë) 500 gr

1/2 kupë sheqer i imët (60 gr)

Lëkura e 1 portokalli e grirë

Rripa gliko portokalli per zbukurim

Përgatitja:

Përgatisim brumin dhe e lemë të pushojë. Me pas e hapim brumin dhe me fundin e një gote e presim në forma. Më pas çdo formë e hapim pak me një pec në formë ovalw. E mbështjellin me një tub të vogël inoksi dhe i vendosim të skuqem në vaj të nxehtë. Ndërkohë përgatisim mbushjen duke trazuar rikotën me sheqer pluhur dhe lëkurë portokalli. E vendosim kremin në një xhep pastiçerie dhe mbushim kanolit.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?