Foto të modeleve të çantave

Lifestyle

Çantat e duhura në sezonin e dimrit, cilat modele janë në modë (FOTO)

7 Janar 2020, 17:12| Përditesimi: 7 Janar 2020, 17:15

  • Share

Çanta është një ndër aksesorët më të rëndësishëm në jetën e një gruaje.

Çfarë mund të mbahet në verë, nuk mund të mbahet edhe në sezonin e dimrit, pasi duhet të përshtatemi.

Tashmë ndodhemi në stinën e dimrit, kështu që duhet të jemi të mirëpërgatitur për të.

Më poshtë do të njiheni me çantat e duhura për sezonin e dimrit, për t’u mbajtur në shëtitjet tuaja të përditshme në rrugë, për festat apo edhe punën.

Gjatë dimrit në qendër janë krijimet e leshit, çantat e bollshme, ngjyrat metalike apo ato të guximshme.

Secili prej këtyre krijimeve është një prekje perfekte përfundimtare për çdo veshje.

Shumë stilistë të rinj që sjellin ide duke na ofruar çanta interesante, të përditshme të kompletuara me zbukurime dhe detaje të jashtëzakonshme.

Çantat  prej lëkure të zezë mat apo vishnje janë gjithmonë në modë  dhe mund të përshtaten me shumë stile veshjesh.

Një çantë e strukturuar prej lëkure gri-blu e strukturuar është ideale e stiluar me xhaketë lëkure gri, këmishë me vija dhe xhinse.

Një çantë e bardhë është një zgjedhje ideale për punonjësit e zyrave.

Gjithashtu mund të kombinohet edhe me bluzë të zezë, pantallona të bardha apo  pantallona të zeza të holla me çizme lëkure të zeza.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?