Bubulina

Çapajev Gjokutaj:  Bubulina greke apo shqiptare? Po ngopim krenarinë me lugë të zbrazur

16 Maj, 11:31| Përditesimi: 16 Maj, 11:34

  • Share

Vetëm një grek e bir greku thotë se Bubulina është greke, komenton një nga miqtë përfund postimit tim të djeshëm.

Në fakt unë vetndihem shqiptar e bir shqiptari dhe jam krenar për këtë. Mëndja ma do që po kaq krenar, në mos edhe më shumë, do të ndihesha po të isha grek, bashkëatdhetar i Sokratit, Platonit e Eskilit, i Kazanzaqit, Kavafit , Teodoraqit etj. etj.

Po megjithëse vetndihem shqiptar nuk e quaj sakrilegj të them se Bubulina është greke me origjinë arbërore.

Vë re se disa nga komentuesit kanë koncept gjithsesi të diskutueshëm për përkatësinë etnike e kombëtare, e shohin si të bërë vetëm nga mëma e baba, nga origjina e të parëve. Parë kështu shqiptari mbetet shqiptar dhe vetëm shqiptar pavarësisht se në ç’vend rritet, në ç’instutucione formohet, me ç’kulturë brumoset, për cilën shoqëri e për cilin popull punon e përpiqet etj. etj.

Ndruaj se një konceptim i tillë i përkatësisë fqinjëron me racizminiz njerëzimit i ka kushtuar dhe vazhdon t’i kushtojë shumë.

Por ka edhe diçka tjetër, duke bërë tifo për përkatësinë e njerëzve të shquar që janë formuar e brumosur në vende të tjera dhe për të cilët shoqëria dhe institucionet tona nuk kanë investuar gjë, rrezikojmë t’i bëjmë keq vetes.

 Jo vetëm se e ngopim krenarinë me lugë të zbrazur, por edhe nisim të flemë në dafina për të kaluarën e lavdishme e kështu të mos e vrasim dhe aq mendjen për gjendjen e mjerueshme në të cilën i kemi shtetin dhe instutucionet. Dhe kështu, të yshtur pas tifozllëqesh për të djeshmen, harrojmë të sotmen e dëmtojmë të nesërmen.

( Nga cikli ‘Katakombet e kombit’ )

Marrë nga postimi në facebook

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • HAJDAR KASAP REXHXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 17/05/2024 13:14

    Një artikull i goditur bukur. Respekt. Me nderime Profesor Hajdar Rexhep Leka [ Reksi]

    Përgjigju
  • KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 17/05/2024 12:27

    Un Profesor Doktor Rexhep Leka them se çdo Shqiptar kudo qê lind duhet të ndihet Shqiptar. Un kam 3 nënshtetësi atë Amerikane, Gjermane, Italjane dhe Shqiptaren. Po un ndihem Shqiptar i vërtet.

    Përgjigju
  • Milaimi, Prishtinë: 17/05/2024 11:00

    Zbërthim i mirë e pa emocione. Duhesh me i dhanë vetes detyrë me trajtu tema të tilla. Po harrojmë se me punë të organizume kemi kriju dallime nga shtazët tjera. Ti kthejmë sytë kah vetja sepse: - organet shtetrore(primitive) të korruptuara - arsimi në nivele të ulëta - biznesest(bashkë me pushtetin lokal e qëndror) bajnë masaker te rinija me rroga mjerane - largimi i finisë për një jetë normale - siguria(me këto qeveri) e rëndë - subvencionet e ndihmat e tjera në bujqësi i jepen ati që blen veturë e unaza të shtrejta. - kontrolli i kualitetit të ushqimit nuk vërehet që ndodhë etj.etj.etj

    Përgjigju
  • Joni: 17/05/2024 08:53

    Nje opinion teper korrekt i nderuar. Por populli shqiptar duket i mpire per te degjuar. Degradim i plote shoqeror dhe dominance e mendimit obskurantist mesjetar otoman.

    Përgjigju
  • Xha Barka: 16/05/2024 15:36

    Pergezime per mendjen e fjalën normale ne nje komb qe ka lajthitur duke u marre me injoranca e budalleqe dhe duke reshkitur keshtu cdo dite e me teper ne zhdukjen absolute.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?