Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti

Opinion

Çapajev Gjokutaj: Gomerët para kuajve

16 Maj, 12:11| Përditesimi: 16 Maj, 12:14

  • Share

Lajm i trishtë: garën e ngushtë mes Tabakut dhe Alimehmetit po e fiton e para. Është i trishtë jo pse ekonomistja po hyn në parlament, po se mjekut po i mbyllet dera.

Poqese gjërat do funksionin në bazë meritokracie, si Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti do të duhej të ishin ndër të përzgjedhurit e parë, si dy ekspertë që i bëjnë nder politikës me imazhin publik të krijuar me kompetencë e të dëshmuar në vazhdimësi.

Lajmi bëhet edhe më i trishtë ngaqë të kujton mungesën e meritokracisë jo thjesht brenda radhëve të një partie politike si PD-ja.

Qofsha unë gabim, po meritokracia na mungon në të gjitha fushat, duke nisur nga shteti e duke ardhur tek shoqëria civile, madje edhe tek sektori privat që, në një pjesë të mirë të kohës funksionon mbi baza klienteliste.

Kemi qenë dhe mbetemi një vend i vonuar, një popull që e ka kapur trenin e historisë në çastet e fundit. Ndodhi kështu me shpalljen e pavarësisë, pastaj me rënien e sistemit totalitar dhe, pas gjasash po na ndodh edhe transformimet demokratike.

Historikisht të vonuar, gjithnjë në fund. Dhe një nga arsyet kryesore të kësaj prapambetjeje proverbiale është se kurdoherë kemi funksionuar bazuar në interesa tribale dhe kemi nëpërkëmbur garën, konkurrencën, meritokracinë. Me një fjalë kemi venë e vazhdojmë të vemë gomerët para kuajve.

Kemi akoma në funksion primar lidhjet nepotike e klanore.

Kemi qenë dhe mbetemi një vend i vonuar, një popull që e ka kapur trenin e hiatorisë në çastet e fundit. Ndodhi kështu me shpalljen e pavarësisë, pastaj me rënien e sistemit totalitar dhe, pas gjasash po na ndodh edhe transformimet demokratike dhe me instalimin e ekonomisë së tregut.

Historikisht të vonuar, gjithnjë në fund. Dhe një nga arsyet kryesore të kësaj prapambetjeje proverbiale është se kurdoherë kemi funksionuar bazuar në interesa tribale dhe kemi nëpërkëmbur garën, konkurrencën, meritokracinë. Me një fjalë kemi venë e vazhdojmë të vemë gomerët para kuajve.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?