Cardi B

Cardi B akuzohet për dhunë fizike ndaj rojes së sigurisë

4 Prill, 14:51| Përditesimi: 4 Prill, 15:01

  • Share

Cardi B është akuzuar se ka dhunuar fizikisht një roje të sigurisë në vitin 2018.

Reperja e njohur me famë botërore është paditur në gjykatë ku thuhet se ka pasur një përplasje fizike mes saj dhe një roje më 28 shkurt 2018.

Mes akuzave për këtë incident, paditësja  Emani Ellis pretendon se Cardi B ka përdorur statusin e saj të famshëm për ta shkarkuar nga puna. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në një ndërtesë në Beverly Hills.

Sipas dokumenteve të gjykatës, së cilëve i referohen mediat e huaja, thuhet se Cardi B ka lënduar fytyrën e Ellisit me thonjtë e saj të gjatë. Ndërsa kjo e fundit si pasojë kishte nevojë për një operacion plastik.

Më tej ajo ka akuzuar reperen dhe ekipin e saj ligjor se kanë bërë gjithçka për të vonuar gjyqin. Kur ndodhi incidenti, Cardi B ishte shtatzënë me vajzën e saj dhe pretendon se këto veprime ishin për vetëmbrojtje. 

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?