Emiliano Sala

Cardiff paguan për Emiliano Sala katër vjet pas vdekjes

11 Janar 2023, 16:34
  • Share

Cardiff City ka paguar tashmë këstin e parë te Nantes për transferimin e argjentinasit Emiliano Sala, i cili vdiq në një aksident ajror rrugës për të nënshkruar me klubin uellsian, me qëllim që FIFA të heqë sanksionin që i pengon ata të nënshkruajnë me emra të rinj në tre dritaret e ardhshme të transferimeve.

Klubi uellsian u sanksionua dhjetorin e kaluar pasi nuk kishte paguar 19 milionë euro që kushtoi nënshkrimi i Sala, i cili vdiq më 21 janar 2019 kur po udhëtonte me një aeroplan të vogël nga Nantes në Cardiff për mbylljen e kontratës të tij me ekipin britanik.

Pas vdekjes së Sala, Cardiff pretendoi se ata nuk do të paguanin koston e transferimit të sulmuesit, sepse kur ai vdiq nuk ishte ende zyrtarisht një lojtar i uellsianëve. Presidenti i Cardiff-it, Mehmet Dalman konfirmoi muajin e kaluar se kishte marrë një faturë për të paguar drejt Nantes vlerën 6 milionë euro, e cila ishte rritur në 7 milionë euro edhe me interesat.

Cardiff apeloi vendimin e FIFA -s në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv ( CAS) dhe organi i drejtësisë do të marrë një vendim në fund të këtij muaji ose në fillim të shkurtit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?