Sport

Carja e jashtëzakonshme, shkruan historinë e peshëngritjes! Kampione e trefishtë e Evropës me 5 rekorde (VIDEO)

27 Korrik, 15:09| Përditesimi: 27 Korrik, 17:25

  • Share

Peshëngritësja Enkileda Carja ka arritur rezultat të jashtëzakonshëm në evropianin e 17-vjeçarëve që po mbahet në Madrid. Sportistja e re u shpall kampione e trefishtë Europë duke vendosur edhe 5 rekorde evropiane.

Fillimisht në provën e parë në stilin e shkëputjes Carja ngriti 91 kg duke vendosur rekord. Nuk e la me kaq pasi në provën e dytë ngriti 93 kg, duke vendosur sërish rekord. 17-vjeçarja tentoi edhe në provën e tretë 95 kilogramë por këtë herë nuk ia doli.

Megjithatë kjo mjaftoi për medaljen e artë, që do ta siguronte edhe në shtytje. Në provën e parë ngriti 109 duke vendosur rekord evropian, që e përmirësoi në provën e dytë me 111 kg. Carja në provën e tretë provoi 114 kilogramë por nuk ia doli. Gjithsesi edhe këtu siguroi medalje ari.

Në total, me 204 kilogramë Enkileda Carja u shpall kampione e trefishtë e Evropës me 3 medalje ari, teksa këtë periudhë kishte bërë një përgatitje te fortë me trajneren Eglantina Kalemi.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Olimpiket: 27/07/2025 15:21

    Urojme Suksese besojme do marre edhe medalje ne olimpike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?