Rey Manaj

'Çarje në muskul', Rey Manaj dëmtohet sërish dhe mungon për Sivasspor

2 Nëntor, 12:51| Përditesimi: 2 Nëntor, 12:54

  • Share

Rey Manaj duket i pafat këtë sezon nga dëmtimet. Sulmuesi i Kombëtares është dëmtuar me ekipin e tij turk, Sivasspor. Ka qenë vetë klubi turk që ka konfirmuar se Manaj nuk do jetë pjesë e ndeshjes kundër Rizespor e cila luhet mesditën e së shtunës (2 nëntor).

Sipas Sivasspor, Manaj ka pësuar një "çarje në muskul" dhe do jenë kontrollet e mëtejshme që do konfirmojnë shkallën e lëndimit dhe kohën e rikuperimit. Fakt është se lushnjari është lënë jashtë skuadrës për mos rrezikuar gjendjen e tij.

Manaj vjen nga një lëndim që e mbajti gjatë jashtë fushe, teksa këtë sezon ka luajtur shtatë ndeshje dhe ka shënuar katër gola. Dëmtimi i Manaj është një sinjal alarmi edhe për Kombëtaren, me Sylvinhon që sheh 27-vjeçarin dhe Brojën me dëmtime.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?