Carla Sofia Gascon

VIP & Spektakël

Carla Sofia Gascon, aktorja e parë transgjinore e nominuar për Oscar

23 Janar, 17:30| Përditesimi: 23 Janar, 17:35

  • Share

Carla Sofía Gascón është aktorja e parë transgjinore që nominohet për një çmim aktrimi në Oscar.

Që prej disa kohësh Carla është konsideruar si një nga aktoret e preferuara për rolin e saj në filmin ‘Emilia Pérez’.

Duke iu përgjigjur lajmit për nominimin e saj, në një postim në X, Carla shpreh mirënjohje për të gjithë.

“Faleminderit shumë, shkroi ajo. Unë strehohem në Lotusin e Ligjit të Mrekullueshëm" - frazë e lidhur me Budizmin Nichiren, të cilin aktorja e ka predikuar për më shumë se 20 vjet.

Megjithëse kjo nuk është e vetmja arritje për Gascon. Vitin e kaluar ajo u bë gruaja e parë transgjinore që fitoi çmimin për aktoren më të mirë në Festivalin e Filmit në Kanë (një nder të cilin e ndau me Saldañan, Selena Gomez dhe Adriana Paz).

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?