Carlo Ancelotti

Sport
Bota

Carlo Ancelotti dënohet me 1 vit burg në Spanjë për mashtrim tatimor

9 Korrik, 17:10| Përditesimi: 9 Korrik, 17:14

  • Share

Carlo Ancelotti, trajneri i Brazilit është dënuar me 1 vit burg për mashtrim tatimor nga Gjykata e Madridit.

Vepra penale daton që nga viti 2014, gjatë mandatit të parë të trajnerit aktual të Brazilit në Real Madrid, ndërsa ai u lirua nga një akuzë e ngjashme nga viti 2015.

 Ancelotti u gjobit me 386,361.93 euro dhe humbi të drejtën për ndihmë ose subvencione publike për tre vjet.

Gjatë gjyqit, të mbajtur më 2 dhe 3 prill në Gjykatën e Apelit të Madridit, Ancelotti deklaroi se nuk kishte pasur kurrë ndërmend të mashtronte autoritetet tatimore dhe se kishte bërë siç i ishte thënë nga klubi dhe këshilltarët e tij./La Repubblica 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Raporti i KE, si e vlerësoni punën e drejtësisë në Shqipëri?