Carlo Ancelotti

Sport

Carlo Ancelotti: Nga Real Madridi largohem së bashku me presidentin

21 Janar, 22:23| Përditesimi: 21 Janar, 22:24

  • Share

Carlo Ancelotti i ka dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij në krye të stolit të Real Madrid, duke thënë se do largohet së bashku me presidentin Florentino Perez, me këtë të fundit që pak ditë më parë u votëbesua për një tjetër mandat deri në vitin 2029.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Salzburg në Champions League, tekniku iu dha përgjigje medieve që një ditë më parë e larguan nga "Galaktikët" në fundin e këtij sezoni.

“Nuk kam vendosur të largohem nga Real Madrid. Shpresoj të qëndroj edhe për katër vitet e ardhshme, ashtu si Florentino Perez. Do të ishte ideale që të dy të largohemi në vitin 2029. Ndjej se këtu më duan të gjithë, si lojtarët edhe stafi”, tha Ancelotti.

E ardhmja e italianit prej kohësh ishte në dyshim, sidomos pas humbjeve ndaj Barcelonës. Ekipi madrilen ka lënë pas formën e dobët dhe është rikthyer në krye të La Ligës, duke sheshuar pozitat.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?