Politikë

Carlo Bollino kërcënohet nga militantë të Berishës, avokati Beqiri: Po luftojnë pushtetin e 4-të! Të merret në mbrojtje! Kara: Dështimin e shfryjnë tek njerëzit që thonë të vërtetën

7 Dhjetor 2023, 17:29| Përditesimi: 7 Dhjetor 2023, 19:22

  • Share

Gazetari dhe botuesi Carlo Bollino është kërcënuar fizikisht dhe ofenduar në rrugë nga militantë të Sali Berishës, të nxitur dhe nga fushata e shpifjeve që prej dy javësh ka ndërmarrë ish kryeministri. Avokati Idajet Beqiri në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv tha se është solidarizuar me botuesin Carlo Bollino dhe nënvizoi se me sulmin që po i bëhet, po cenohet pushteti i katër-t dhe po sulmohen institucione të këtij vendi që është media. Sipas avokatit gazetari duhet të merret në mbrojtje. Beqiri nënvizoi po ashtu se media e Bollinos, ka investiguar aferat korruptive të klanit të Berishës. 

‘Këto kërcënime janë shtuar shumë kohët fundit dhe kjo lidhet me veprimtarinë e SPAK, i cili më në fund po i jep fund pandëshkueshmërisë që e ka ngritur stekën atje ku duhet. Tani shikojmë që ka edhe rezultatet konkrete dhe SPAK është në rrugën e duhur dhe s’po i lë më të marrin frymë këta të pandëshkueshmit e djeshëm. Këta janë bërë si bisha të tërbuara dhe për rrjedhojë i kanë hedhur në sulm edhe disa portale të cilat i financojnë i udhëzojnë se kë duhet të sulmojnë kë të kërcënojnë. Madje duke ngritur edhe tryeza në media të tyre të cilët faktikisht po bëjnë rolin e avokatit të djallit dhe i kundërvihen SPAK.

Ka një organizim të së keqes, dhe në këtë kuadër e shoh edhe sulmin nga Carlo Bollinon. Ne këtij njeriu ti heqim kapelën, ti jemi mirënjohës pasi na mësoi si bëhet gazetaria në këtë vend. Ne nuk dinim se çfarë ishte gazetaria! Ky njeri duke filluar me Gazetën Shqiptare ka bërë një emër të madh dhe i ka dhënë vendit Shqipërisë një media ku filluan të marrin shembull të gjitha mediat e tjera. Të kanosësh një figurë të tillë, po cenohen institucionet e këtij vendi dhe po cenohet pushteti i katërt. E konsideroj përfaqësuesin më të denjë të pushtetit të katërt. Apeloj që ky njeri të merret në mbrojtje. Sot që janë bërë bishta të tërbuara bota e krimit çfarë ka hedhur në mediat e veta, ai realisht është i rrezikuar dhe duhet të merret në mbrojtje. Nuk ka ditë që nuk eci dot në këmbë, nuk mund të hapim rrjetet sociale, pa qindra kërcënime kanosje vrasje dhe në i nxjerrim me emra fëmijët e me radhe. E kanë të kotë nuk na trembin jo se jemi trima të mëdhenj, por jemi me të vërtetën. Një popull i tërë pret që ti shohë në bankën e të akuzuarve. Nga njerëz të tillë e kanë të kotë të trembemi. Po shkon drejt humnerës Berisha. – tha Beqiri.

Po ashtu edhe avokati Romeo Kara, tha për gazetarin Arbër Hitaj, se është Sali Berisha ai që frymëzon dhe nxit dhunën e militantëve. Sipas avokatit, militantëve po u shuhet ëndrra e idhullit të tyre përballë të vërtetave.

‘Berisha frymëzon dhe nxit dhunën e militantëve. Hyn tek ofendimet dhe sharjet. Këto i kemi provuar edhe në përditë. Këto sharje dhe kërcënime na kthejnë në motiv. Ta di Berisha dhe Meta se sharësit e tyre më motivojnë më tepër. Shohin rrënimin e idhullit të tyre. Mendojnë se është Zoti! Por është më tepër shejtan se njeri, nuk është Zoti. Ata ëndrrën e rremë që po i shuhet dalëngadalë, për dështimin e tyre e shfryjnë tek njerëzit që thonë të vërteta. Carlo do mësohet me këto persona,. I kemi të përditshëm këto. Edhe ata do të mësohen. Një Berishë që do të jetë i ndëshkuar. Edhe ata do të kenë një jetë pa Berishën.’- tha Kara.

M.Q./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?