Sot me dhjetëra gazetarë po përjetojnë me trishtim dhe nostalgji mbylljen e “Gazetës Shqiptare” pas 31 vitesh publikim. Historia e Gazetës pat nisur në vitin 1927, kur një botues puljez vendosi ta shtypte në Bari e ta sillte me anije në Durrës, duke u bërë kështu një nga shembujt e rrallë dhe të parë të delokalizimit të informacionit italian jashtë vendit. Në prill të 1939 pushtuesit fashistë dekretuan mbylljen e “Gazetës Shqipëtare” (siç shkruhej atëherë) pasi nuk kishte pranuar të nënshtrohej ndaj kontrollit të plotë të partisë së Benito Mussolinit. Natyrisht, as regjimi i komunistit Enver Hoxha pas çlirimit të vendit nuk dëshiroi rinisjen e publikimeve të asaj gazete të huaj dhe kështu, pas 54 viteve heshtje, në mars të vitit 1993 më takoi mua fati ta rilindja “Gazetën Shqiptare” në Shqipëri. Historia e saj përkon gjërësisht me atë të pranisë sime në këtë vend, edhe pse nga 11 maji 2011 e tutje gazeta iu shit nga pronari italian një botuesi shqiptar. Unë nuk isha asnjëherë pronar i saj, por kjo nuk më pengon që ta ndjej edhe sot si një krijesë timen.
Nga e imja “Gazeta Shqiptare” kaluan disa nga gazetarët më të mëdhenj shqiptarë, shumë prej të cilëve e nisën punën në redaksinë e vogël të “Rrugës së Dibrës”që e kisha krijuar me pak mjete në dispozicion në një shtëpi me qira nga familja Sojli; ishin pa eksperiencë profesionale të mëparshme, por shpejt u bënë emra të mirënjohur të informacionit. “Shkolla” ime konsistonte thjeshtë në transferimin tek ata të eksperiencës sime si gazetar italian: Për mua ishin rregullat e përditshme të profesionit, për ta, deri në atë kohë procedura të panjohura për të hyrë në një botë të re. Ishte një eksperiencë unike ku duhej ndërtuar gjithçka nga zero, të kapërceheshin shumë probleme, të injoroheshin kërcënime, të sfidohej kurioziteti dhe ndonjëherë edhe frika. Ishte entuziazmuese për të gjithë, pasi të gjithë ishim pjesë e një ëndrre; e ndërsa unë i mësoja, prej tyre mësoja më shumë.
Nuk dua të bëj një listë emrash sepse janë vërtetë shumë dhe do të rrezikoja të harroja ndonjë, prandaj do të përmend dy prej pionierëve që në këto vite nuk jetojnë më, Andrea Stefani dhe Fatos Baxhaku, të cilëve iu bashkëngjis dhe emrin e Ali Ukës, një koleg i ri i Kosovës i vrarë barbarisht në Tiranë në 1997, i cili gjithashtu punonte me mua. Komuniteti i gazetarëve në atë kohë ishte shumë ndryshe nga ky i sotmi. Atëherë ishim vërtetë pak dhe dy gazetat kryesore ishin “Gazeta Shqiptare” e drejtuar prej meje dhe “Koha Jonë” e Nikollë Lesit. Edhe pse unë dhe Nikolla kishim histori profesionale shumë të ndryshme, edhe sot e kësaj dite “Gazeta Shqiptare” dhe “Koha Jonë” konsiderohen si dy shkollat e mëdha të gazetarisë moderne shqiptare dhe ndoshta nuk është rastësi që sot të dyja nuk ekzistojnë më. Pas nesh në gazetari bujtën “biznesmenët” që filluan të hapin gazeta duke i shitur nën kosto për t’i përdorur si mjete shantazhi apo shërbimi për politikanët për të fituar tendera publikë. Pastaj erdhi boom-i i radiove dhe televizioneve private dhe së fundmi qindra portale informative dhe mijëra faqe në social media dhe me kalimin e viteve kanë lindur aq shumë media edhe në Shqipëri sa mund të thuhet se bota e informacionit është përmbysur totalisht. “Gazeta Shqiptare”, ashtu si dhe “Koha Jonë” u përpinë nga uria e informacionit digjital, që po vret edhe kuptimin e profesionit tonë.
Kush, ashtu si unë, ka nisur të bëjë gazetari shumë vite më parë (për mua tashmë janë mbi 40 vite) has vështirësi të përshtatet me ciklonin e mediave sociale dhe shpesh e sheh pa fjalë lumin e vrullshëm të vulgaritetit, ofendimeve, falsitetit, gënjeshtrave, kërcënimeve, që brezat e rinj “të gazetarëve” e pranojnë ta përdorin vetëm për t’i shërbyer politikanit-padron. Një gazetar ka të drejtë të ketë idetë e veta; edhe pse mund t’i ndryshojë, nuk është korrekte t’i përmbysë apo t’i modifikojë në funksion të kujt qeveris apo kujt paguan më shumë. Në këtë kuptim, unë mendoj se kam qenë koherent në historinë time profesionale: Nga 1994 e tutje (që ishte viti i Referendumit të Kushtetutës) kur drejtoja me pasion dhe përkushtim “Gazetën Shqiptare”, e kuptova se Sali Berisha ishte një rrezik për demokracinë e re e të brishtë shqiptare. Dhe në 31 vite profesion nuk kam ndryshuar mendim, si kur ishte në qeverisje, si në opozitë, ndryshe nga kolegë të rinj apo më pak të rinj që në një periudhë e lavdërojnë e për një periudhë tjetër e sulmojnë, duke ndjekur inatin apo leverdinë. Për këtë arsye shumë gazetarë që një herë e një kohë i kisha në krah në betejat civile dhe profesionale të bëra me “Gazetën Shqiptare”, sot i shoh të rreshtuar në anën e kundërt pa asnjë siklet prej tyre. Sikur një diktator si Sali Berisha është i aftë të ndërrojë lëkurën vetëm se ti e sheh nga një tjetër këndvështirm. Janë disa edhe mes tyre që sot nderojnë jo me pak hipokrizi “Gazetën Shqiptare” si një shkollë të madhe gazetarie (dhe e besoj me shumë përlulje që ishte vërtetë), duke harruar ama atë për të cilën “Gazeta Shqiptare” dhe gazetarët e saj me vlerë për shumë vite luftuan. Dhe është edhe për çka publikoja 30 vite më parë në “Gazetën Shqiptare” që Sali Berisha më urren edhe sot, deri në pikën që të demonstrojë foton time në parrullat e protestave të tij me 20 vetë, në krah të fotove të Edi Ramës, Erjon Veliajt dhe Altin Dumanit, duke më ngritur në rolin e njeriut të katërt më të pushtetshëm në Shqipëri!!! Qesharake dhe patetike në të njëjtën kohë.
Prej 13 vitesh “Gazeta Shqiptare” kishte një tjetër botues, por deri në kohën që ishte e ''imja Gazeta Shqiptare”, ajo gazetë dhe gazetarët e saj kanë kryer qindra beteja qytetërimi dhe demokracie për të cilat jam krenar dhe dua të besoj se kanë ndihmuar për të përmirësuar rrugëtimin e vendit dhe për të modernizuar sistemin e informacionit në Shqipëri. Jam krenar të zbuloj se pavarësisht makinës së baltës që Sali Berisha ushqen palodhur nga 31 vite kundër meje, ato merita më njihen sot edhe pse në mënyrë anonime, që besoj fort se është forma më e mirë me të cilën duhet të shprehet mirënjohja.
Pergezime z. Bolino. Besoj se Gazeta Shqiptare mori fund qe kur u shit te nje prej atyre biznesmeneve qe permendni ne shkrimin tuaj.
PërgjigjuZ. Bollino te jemi mirenjohes perjetesisht!
PërgjigjuUrimet me te mira per kete date te shenuar. Ne historine e Vendit tone "Shtypi kombetar" ka nje vend te privilegjuar per kontributet e dhena per çeshtjen kombetare. Jam i bindur se edhe Gazeta juaj e ka nje vend aty. Suksese!
PërgjigjuMirenjohje per klasin e gazetarise qe i keni dhuruar Shqiperise zoti C.Bollino. Nuk e pranoj barazpeshen tuaj ne dobine per shoqerine te gazetes suaj me ate "Koha Jone". N.Lesi ,per mua,me gazeten e tij u be shkolle e gangsterizmit mediatik,gjobaxhi dhe hyzmetci i politikes monstruoze antishqiptare. Kam dhembje qe u shojten para kohe gazetaret e ndritur A.Stefani dhe F.Baxhaku,kontributoret e themelimit te "Gazeta Shqiptare" dhe misionare te mbrojtjes se te drejtave te njeriut ne Shqiperine tone. Jam e bindur qe portalet e kazanet nuk e mundin dot gazetarine e klasit te ofertes suaj te perditeshme,qysh nga nisja juaj ne rrugen e Dibres. Ju uroj shendet.
PërgjigjuZ. Carlo, duhet te ndjeheni i nderuar qe Sali diktatori ju urren. Te ndjeheshit keq nese ai ju adhuronte ( megjithese ai nuk e njeh) adhurimin, ai njeh vetem urrejtjen. Jemi shume krenare per ju, historia e tregoi qe ishit ne anen e duhur te historise, ne anen e demokracise. Dhe ja ku shohim dhe jetojme non gratat, krijesa monstra, ne lufte me modernizimin, zhvillimin, emancipimin, demokratizimin. Kjo eshte fabula e origjines nga vjen njeriu, nga hakmarrja dhe gjakderdhja, nga Leke Dukagjini.
PërgjigjuTe ruajte Zoti Carlo. Do ngelesh ne histori si nje shembull i gazetarise se mire
PërgjigjuKarlo Bollino ti je BURRI mē i ndritur nē gazetarin Shqiptare. Ti je njē intelektual ekselent je njeri i kompletuar. Kurse Sali Sheqere Bajga ēshtē wc mē e ndyr e kombit Shqiptar sja vlen tē meresh me njē qenef tē till. RESPEKT PĒR TĒ NDRITURIN KARLO BOLLINO.
PërgjigjuJu bekofte Zoti