Carlo Bollino: Onkologjiku një akuzë për të gjithë, por dhe detyrim për ndryshim!

27 Qershor, 18:27| Përditesimi: 27 Qershor, 19:09

  • Share

Turpi i asaj që ndodh brenda mureve të spitalit onkologjik dhe që u zbulua nga prokuroria e Tiranës, është një akt akuzë për të gjithë. Është një akt akuzë për mediat, që përhumben pas rreshtimeve në betejat politike duke harruar problemet reale të njerëzve. Ose ndoshta sepse ne gazetarët e gjejmë përherë një rrugë të privilegjuar për të marrë shërbimet për të cilat kemi nevojë dhe harrojmë se njerëzit e thjeshtë këtë rrugë nuk e kanë. Sot lexova letre e hapur që me 3 gusht 2023 kishte publikuar mësuesja dhe aktivistja Ina Kasimati, e prekur nga kanceri dhe e lënë pa kurimin e duhur në onkologjikun e tmerreve në QSUT. Ina Kasimati denonconte odisenë e saj në spitalin publik të Tiranës dhe betejën e saj të pamundur kundër cinizmit të një strukture indiferente ndaj problemeve të qytetarëve, deri në pikën që iu desh të ikte për t’u kuruar në Francë. Fatkeqësisht kur ishte tepër vonë për t’i shpëtuar jetën: U detyrua të bëjë një thirrje publike për të mbledhur parà për të paguar udhëtimin e kthimit, për të mundur të vdesë në shtëpinë e saj. Ajo letër (që mund ta lexoni këtu) nuk pati një jehonë të madhe në media (veç pak përjashtimeve). Më vjen turp të konstatoj që ketë letër as në mediat e mia nuk e kemi publikuar. Shpresova se ndodhej në arkiv, por jo! Kur ne gazetarët shkojmë vetëm pas komunikatave të politikanëve dhe nuk dëgjojmë njerëzit, ndodh që edhe pa e ditur, të gjithë bëhemi bashkëfajtorë.

Hetimi i prokurorisë është një akt akuzë për qeverinë, e cila nuk mund të vazhdojë të përdorë mbështetjen që i dha reformës në drejtësi duke kontribuuar në lindjen e SPAK, si një alibi për të zvogëluar përgjegjësitë. Fakti që është prokuroria ajo që nxorri në dritë këtë turp, nuk mund të konsiderohet në asnjë mënyrë meritë e ekzekutivit, faji i të cilit, përkundrazi, është se nuk e denoncoi i pari. Letra e Ina Kasimatit (dhe një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit) është prova se të gjithë drejtuesit institucionalë ishin të informuar mbi atë që ndodhte në onkologjik, e megjithatë nuk bënë asgjë veç shpikjes së justifikimeve për të fshehur mungesën e shërbimeve. Dhe logjika sygjeron që të gjithë, duke filluar nga ministrat e Shëndetësisë që pasuan në vite, të jenë të informuar për atë që ndodhte dhe ndodh edhe sot edhe në reparte të tjerë të shëndetit publik. Nuk mjafton të bëhen muret e reja të spitaleve nëse mungojnë ilaçet për të shpëtuar jetën (përfshi kimioterapeutikët), ose aparatet për kirurgjinë e lartë nuk ekzistojnë apo nuk vihen në punë dhe të autorizohen mjekët e paguar nga Shteti të punojnë edhe për shëndetësinë private, të cilës Shteti tashmë i lejon të veprojë në një sistem monopoli.

Hetimi i prokurorisë është dhe një akt akuze për opozitën, që e mësuar të denoncojë skandale të shpikura ndaj kundërshtarëve të vet politikë me qëllimin e vetëm që ti trembë apo t’u marrë vendin, edhe ajo harron të hetojë skandalet e vërteta siç janë ato që prekin shëndetin e njerëzve, sepse edhe opozita, ashtu si dhe qeveria është viktimë konfliktesh interesi të paimagjinuara. Nëse ndonjëherë bën denoncime, askush nuk e beson sepse ajo pikë e vërtetë përfundon në një det gënjeshtrash. Kjo opozitë ka fajin se përpiqet të deligjitimojë edhe SPAK-un që deri tani është i vetmi antitrup që reziston në luftën kundër pjesës së sëmurë të institucioneve.

Hetimi i prokurorisë është një akt akuze për të gjithë kategorinë e mjekëve, të infermierëve por edhe të atyre pacientëve që në pjesën më të madhe preferojnë të heshtin. Heshtin nga frika, se janë bashkëpunues, apo për indiferencë. Shumë heshtin pasi nuk besojnë se ndonjë gjë mund të ndryshojë dhe duke parë heshtjen e mediave dhe të politikanëve të të gjitha ngjyrave, ndoshta kanë të drejtë. Politikanët ashtu si dhe ne gazetarët e dinë mirë se të kurohen “me mik” vazhdon të jetë çelësi i vetëm për të marrë të drejtat, që i mohohen kujt është “pa mik”.

Të kritikosh e të qash nuk mjafton, sepse jeta vazhdon dhe sa po ndodh duhet të shërbejë si bazë për të përmirësuar të ardhmen tonë. Nuk mjafton të dimë që SPAK ekziston për të na hequr nga ndërgjegja përgjegjësitë tona duke filluar nga ne gazetarët, që duhet të pretendojmë (dhe qeveria duhet ta lejojë) një hyrje të lirë në strukturat shëndetësore për të vigjëluar me sytë tanë mbi atë që nuk funksionon.  Me pretekstin se garantojnë privatësinë e pacientëve, sot spitalet janë të padepërtueshme nga mediat si të ishin burgje. Qeveria duhet të çlirojë drejtorët sanitarë nga ndalimi i turpshëm i të folurit me shtypin pa marrë më parë leje nga ministri, pasi kjo është një lloj censure e kamufluar, që në fakt pengon median të kryejë monitorimin e saj.

Qeveria tashmë është aq e fortë sa duhet të çlirohet nga presionet e oligarkëve dhe monopolistëve të shëndetësisë, të cilët nga pronësia e spitaleve deri në tregun e ilaçeve, kanë më shumë pushtet sa vetë ministrat. Askush nuk është kunder shëndetësisë private, por me kushtin që shëndetësia publike të funksionojë njësoj dhe më mirë se privatët.

Qytetarët kanë të drejtë të kenë akses në një sportel ne cdo spital që të jetë totalisht i pavarur, ku të mund të sinjalizojnë lirshëm dhe në çdo formë që ata e konsiderojnë parregullsi dhe abuzimet që kanë pësuar. E drejta e kurimit është një parim kostitucional dhe kjo e drejtë duhet të garantohet për të gjithë (të varfër e të pasur) dhe është e pabesueshme që sot ka akoma reparte të spitaleve publike në të cilët mungojnë edhe ilaçet.

Dhe në fund, opozita të mos ndjekë vetëm strategji partiake, të mos gënjejë dhe të çlirohet nga konfliktet e veta të interesit me oligarkë të shëndetësisë. Një herë të pakten të zgjedhë të jetë vetëm nga ana e popullit dhe e vërtetës pa mllefe personale, pasi në këtë mënyrë jo vetëm është në interes të shoqërisë, por sepse vetëm kështu fitohen edhe zgjedhjet.

xy/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pal: 03/07/2024 13:53

    Zoti Bolina Pershendetje! Jemi larguar nga Shqiperia para35 vjetesh ,jemi shume krenar qe Kenia zgjedhur me nindje punen per te ndihmuar Shqiperine.Ne shembullin tuaj duhet te vazhdojne gazetaret e rinje Leider es gibt keine Journalisten in Albanien nur Bezahlte und karakterlose Die keine liebe für das Vaterland haben Grüße

    Përgjigju
  • MAFMUT KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 30/06/2024 22:26

    I nderuar zoti Karlo Bollino ti ke shum tē drejt njē artikull brilant por korupsjoni ēshtē shum i thell se vet populli Shqiptar ēshtē shum i koruptuar.

    Përgjigju
  • Sara: 30/06/2024 16:11

    Asgje nuk ndyshon o Carlo.Ktu korrupsioni ka kapur cdo hallke te shtetit,qytetari esht thjesht nje numer qe nuk vlen me asgje.Kush duhet ti denoj hajdutet kur jan vet hajdut?Ka vdek cdo shpres ne ket vend prandaj dhe popullsia esht pergjysmuar

    Përgjigju
    • Or tej: 30/06/2024 22:36

      Ne e dime me kohe por shyqyr qe e "kuptoi" edhe ky kete gje or teeeejjjjj

  • Or tej: 30/06/2024 15:17

    Bravo e ke qendisur

    Përgjigju
  • Zamira: 28/06/2024 16:13

    Z. Bollino Sh Faleminderit !!!

    Përgjigju
  • anna: 28/06/2024 09:30

    ju lumte z.Bollino qe shkruani sinqerisht dhe realisht. madje i jepni mesazhe edhe qeveritareve qe nuk marrin pergjegjesite e tyre per raste te tilla, por vetem denojne aktet e turpshme, te neveritshme, por a ndodhi kjo gje nen hunden e tyre?? i vetmi qe dha doreheqjen pas vrasjes se nje djali te pafajshem nga polici ishte Sander Lleshaj. Me nje xhest qytetarie dhe me dinjitet te larte jo se kishte pergjegjesi direkte, por MORALI e beri te ndjente se kjo gje ndodhi ndersa ai ishte ne krye te institucionit!

    Përgjigju
  • Lindi: 27/06/2024 19:06

    Ore ti shkruan mirë, po pas pilafit themi nga ana jonë. Padrejtësitë në këtë vend janë shumë dhe bien mbi njerzit e thjeshtë. Për para, në mjeksi të marin jetën, në drejtësi të marin pronën, në administratë të sorollatin deri në lodhje e poshtërim. Kontrolli shteti konstaton dhe nuk vepron. Mësusja shkruan dhe askush SE lexon. Turp shoqëror. Këtu shpirti human është zëvendësuar nga PARAJA. Ka vite që merem me një çështje fare të thjeshtë dhe nuk ma zgjidh kush. Në lagje mos. Më lart kthejnë përgjigje që veç përgjigje nuk është. Ajo që kuptoj është se në administratë nuk ekziston frymë përgjegjsie apo frike dhe janë të lidhur fort me njeri tjetrin çka i bën njerzit të humbin besimin dhe durimin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?