Politikë

Carlo Bollino: Sot në Gjykatën Penale kam refuzuar çdo pajtim me Belind Këlliçin dhe Jamarbër Malltezin! Tani gjyqi ndaj tyre për shpifje dhe fyerje do të vazhdojë edhe me një prokuror në sallë

25 Shkurt, 10:23| Përditesimi: 25 Shkurt, 18:07

  • Share

"Sot, përpara gjyqtares, refuzova zyrtarisht çdo pajtim me Jamarbër Malltezin dhe Belind Këlliçin pasi u kam bërë një kallëzim penal për fyerje dhe shpifje. Në këtë pikë, procesi do të vazhdojë me praninë në sallë edhe të një prokurori. Ajo që kërkoj është vetëm pak drejtësi." 

Kështu është shprehur gazetari Carlo Bollino pas daljes nga gjykata e Tiranës, ku u zhvillua një seancë e procesit gjyqësor që ai ka ngritur kundër dy eksponentëve të Partisë Demokratike. 

"Ata më shpifin prej më shumë se një viti, duke pretenduar se kam vjedhur një tokë në pronësi të tyre, mbi të cilën më pas kam ndërtuar, me shpenzimet e mia, Report TV. Ndërkohë, e vërteta është se unë kam marrë me qira një tokë nga shteti nëpërmjet një procedure plotësisht ligjore, si shumë botues të tjerë, dhe ndërtesa, megjithëse e kam ndërtuar vetë, nuk është në pronësinë time, pasi trualli i përket shtetit. Tani pres që gjykata të sqarojë të vërtetën."

Seanca e sotme u shty pasi Jamarbër Malltezi, i cili ndodhet në arrest shtëpie, nuk u paraqit në sallën e gjyqit, megjithëse kishte marrë nga SPAK, me kërkesë të gjykatës, autorizimin për të marrë pjesë. Në të njëjtën kohë, Malltezi as nuk ka deklaruar se nuk dëshironte të merrte pjesë, ndaj, për të sqaruar këtë situatë pak të çuditshme të paqartë, gjyqtarja vendosi me të drejtë ta shtyjë seancën. 

"Megjithatë me avokatin tim, që sot në sallën e gjyqit, kemi sqaruar se refuzojmë çdo pajtim," thekson Carlo Bollino. "Shpifjet dhe fyerjet, veçanërisht nga Belind Këlliçi, kanë vazhduar edhe pas nisjes së procesit. Madje, në fund të çdo seance, ai përsërit të njëjtat gënjeshtra përpara kamerave, duke më quajtur edhe hajdut, epitete për të cilat unë kërkoj që ai të dënohet bashkë me Jamarbër Malltezin.

Gjithashtu, është qesharake që Këlliçi më sfidon të marr pjesë në seancë, sikur të ishte ai që më ka paditur mua. Në të vërtetë, ai bën sikur nuk e kupton që ai dhe Malltezi janë të akuzuar, ndërsa unë jam pala e dëmtuar dhe akuzuese. Një përmbysje totale e realitetit, që në fakt reflektohet shpesh në shumë nga deklaratat e tyre politike.  Është e qartë se ata më sulmojnë sepse jam një gazetar i lirë, që nuk pranoj të bëhem zëdhënës i Partisë Demokratike dhe i Sali Berishës. Por kjo nuk mund t’u japë atyre të drejtën të më shpifin. Pikërisht për këtë arsye i kam kallzuar në gjykatë", përfundon Carlo Bollino.

SI.E./xy/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mario: 25/02/2025 17:51

    Mos i lejo keta vemje te ikin ashtu pa lagur duke keputur akuza te rrejshme. Suksese!

    Përgjigju
  • Endri: 25/02/2025 14:00

    Asnje pakt me keta shifes

    Përgjigju
  • Naedi: 25/02/2025 13:07

    Respekt për ty Carlo këtë gjë duhet të bëjnë të gjithë, për ato që shpifin dhe denigrojne figurën e tjetrit. Shpif Këlliçi, Bardhi, Berisha për këdo dhe nuk ju hyn gjemb në këmbë ,nuk mund të vazhdoj kështu kjo gjë. Në Evropë të këpusin në mes me gjobat që të vënë lër shpifje jane miliona euro,Giuliani në Amerikë për shpifje i dënua me miliona dollarë ,derisa i detyrua të thotë kam falimentuar për të mos paguar.

    Përgjigju
  • LORA: 25/02/2025 11:05

    Respekt Carlo Bollino. Solidarizohem ne udhen tende.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rreth 241 mijë regjistrime, sa përcaktuese do të jetë vota e diasporës më 11 maj?