Carlo Bollino: SPAK dhe Amnisti: Një rrugë e mundshme për një drejtësi të pranueshme dhe paqe politike?

25 Tetor, 14:53| Përditesimi: 25 Tetor, 19:00

  • Share

A ekziston një kohë e duhur për të arrestuar një lider politik? Mbaj mend që kjo pyetje përsëritej shpesh në fillim të viteve 1990, kur në Itali shpërtheu operacioni "Duart e Pastra" (Mani pulite), duke inkriminuar një klasë të tërë politike dhe duke çuar në rënien e të ashtuquajturës "Republikë e parë". ''Nëse e arrestoni para zgjedhjeve ju akuzojnë se doni të dëmtoni partinë e tij; nëse e arrestoni pas zgjedhjeve ju akuzojnë se doni të sulmoni ata që sapo janë zgjedhur; dhe nëse nuk e arrestojnë, thonë se jeni blerë'', komentonte atëherë një nga prokurorët në vijën e parë në luftën kundër korrupsionit. Cilido të ishte momenti i zgjedhur, prokuroria e Milanos akuzohej gjithmonë nga miqtë e të arrestuarve për “drejtësi me sahat”. Edhe në Itali ka pasur një debat për balancimin e arrestimeve: pse ka më shumë arrestime nga njëra anë dhe më pak nga ana tjetër? Dhe prokuroret u përpoqën të përgjigjeshin se një arrestim bëhet në bazë të provave të gjetura, dhe parashkrimin e krimeve, dhe në çdo rast, vendosja se kush do të arrestohej i pari, duke u përpjekur të mbahej në ekuilibër peshorja politike, do të thoshte të zbatohej pikërisht ajo për të cilën akuzoheshin:  “Drejtësia selektive”.

Çështja është shumë komplekse dhe tani po rishfaqet dhe në Shqipëri, ndërkohë që prokurorët e SPAK po intensifikojnë një fushatë gjyqësore shumë të ngjashme në ndikim me atë të "duart të pastra" të zhvilluar nga kolegët e tyre italianë më shumë se 30 vjet më parë, në të njëjtën kohë kur komunizmi sapo kishte rënë këtu. Sigurisht, ka shumë dallime. Në Itali për shembull, as nuk ishte nevoja të shkohej deri  në arrest, pasi vetëm edhe njoftimi i nisjes së hetimeve mjaftonte për t'i shtyrë politikanët e përfshirë të jepnin dorëheqjen menjëherë nga postet zyrtare që mbanin. Ndërsa në Shqipëri ata marrin pozicione partiake pikërisht për t'u mbrojtur nga hetimet: kjo ndodhi si me Sali Berishën ashtu edhe me Ilir Metën, të cilët u rikthyen në krye të forcave të tyre politike vetëm pasi SPAK kishte nisur hetimet për ta. Edhe në Itali arrestimet ishin parandaluese (d.m.th. të urdhëruara shumë përpara gjyqit dhe zyrtarizimit të akuzës) siç e kërkon kodi i procedurës penale për të gjitha arrestimet dhe askush nuk u skandalizua siç dëgjojmë njerëzit këtu. Por ndryshimi më i madh ishte tek respekti ndaj drejtësisë që nuk i ka munguar asnjëherë Italisë. Është e paimagjinueshme të mendosh se kreu i prokurorisë së Milanos do të mund të etiketohej si “qen” siç ndodhi në sallën e gjyqit me Altin Dumanin nga Ilir Meta, apo edhe më keq të kërcënohej publikisht nga i hetuaridyshuari. Menjëherë ai i hetuar do të paditej edhe për kanosje!

Çështja është komplekse dhe sigurisht, brohoritjet e tmerrshme si të një stadiumi që dëgjohen në studiot tona televizive, nuk mund të ndihmojnë për ta qartësuar: Mbrëmë, nga gjashtë emisione debatesh në transmetim që trajtonin këtë temë, 5 ishin si gjyqe politike kundër SPAK-ut dhe në mbrojtje të Ilir Metës dhe Sali Berishës. Por arrestimi i Metës, i mbivendosur me atë të Sali Berishës (në arrest shtëpie jo për akuzat e SPAK-ut, por për refuzimin e tij për të respektuar detyrim paraqitjen), ngre objektivisht një pyetje: Si do të zhvillohen zgjedhjet e ardhshme politike me dy liderë të opozitës në arrest?

Ata që pretendojnë se ky është një skenar i orkestruar nga Edi Rama për të fituar në vitin 2025, shpërfillin faktin se nga viti 2013 e deri më sot Partia Socialiste ka fituar gjithmonë zgjedhjet edhe pa pasur nevojë për SPAK. Dhe nuk ka asnjë analist që nuk e pranon se Rama është i favorizuar edhe për zgjedhjet e ardhshme (siç e tregojnë të gjitha sondazhet e deritanishme) pa qenë nevoja të neutralizojë kundërshtarët e tij përmes gjykatave.

Që kur është në arrest shtëpie, Sali Berisha ka pasur një prezencë shumë më të fortë mediatike se në të kaluarën: çdo ditë mban tubime, organizon konferenca për shtyp, jep intervista, publikon në rrjetet sociale, takohet me delegacione të huaja. Dhe ai vazhdon t'u paraqitet të gjithëve si një viktimë, e cila në politikë nuk bën kurrë keq. SPAK ka treguar deri tani një tolerancë të arsyeshme ndaj tij, pikerisht duke marrë parasysh statusin politik. Të thuash se gjendja e tij si i burgosur po e penalizon politikisht dhe elektoralisht është një shpikje e pastër. Ilir Meta tani për tani i mbyllur në burgun 313 objektivisht nuk mund të angazhohet drejtpërdrejt në politikë, megjithëse shpresohet që edhe atij t'i jepet arresti shtëpiak sa më shpejt që të jetë e mundur dhe për këtë arsye si aleati i tij, do të mund të rifitojë shikueshmërinë maksimale. Prandaj, të thuash se arrestimi i tyre është një akt subversiv i organizuar për të mbylur gojat e opozitës, është spekulim dhe propagandë politike. Nëse do të ishte vërtet kështu, në fakt do të ishte e lehtë për t'u korrigjuar: Do të mjaftonte që Sali Berisha dhe Ilir Meta të jepnin dorëheqjen përkohësisht nga postet partiake dhe t'ia besonin ato eksponentëve të tjerë të partive të tyre, që të mund të kryenin fushata e ardhshme elektorale në liri të plotë. Përballë peshës së një akti subversiv, dorëheqja do të ishte në fakt një sakrificë minimale dhe e detyrueshme, dhe që ndoshta do të vlerësohej edhe nga elektorati i moderuar, mbështetjen e të cilit ata të dy kërkojnë me dëshpërim.

Por Berisha dhe Meta nuk kanë ndërmend të sakrifikojnë veten dhe aq më pak të heqin dorë nga mbrojtja politike që ata besojnë se kanë falë funksionit të tyre partiak. Beteja e tyre nuk është për të fituar zgjedhjet, por për të rrëzuar kundërshtarin e tyre. Me pak fjalë, është hakmarrje e pastër. Dhe në fakt analistët e tyre, edhe para se t'i kërkojnë SPAK-ut sqarim për vlefshmërinë e provave dhe akuzave të mbledhura (shumë marrin pjesë në debate pa e lexuar as dosjen gjyqësore), këmbëngulin të pyesin me inat se pse nuk arrestohen edhe Edi Rama dhe Erjon Velija.

Lufta politike verbon arsyen dhe ky reagim është i kuptueshëm. Megjithatë, ajo që është e papranueshme është dhuna dhe urrejtja me të cilën dy liderët e opozitës dhe analistët e tyre sulmojnë prokurorët e SPAK-ut, integritetin e të cilëve e njohin vetëm kur godasin kundërshtarët e tyre, por që i linçojnë nëse i godasin edhe në shtëpi. Sot 80 për qind e të arrestuarve dhe të hetuarve nga SPAK janë anëtarë të mazhorancës, por kjo nuk mjafton për opozitën. Skandalet si ai i inceneratorit apo ''5D'' kanë sjellë dhjetëra arrestime dhe sekuestrime pasurish, por kjo nuk mjafton për opozitën. Dhjetëra hetime në vazhdim nga SPAK kanë të bëjnë me tendera dhe marrëveshje të kryera nga qeveria socialiste, por kjo nuk mjafton për opozitën. Opozita kërkon vetëm një gjë: Arrestimin e Edi Ramës dhe Erjon Veliajt dhe kjo për një arsye të vetme: sepse shpresojnë të arrijnë në këtë mënyrë në pushtet. Prandaj nuk është gjendja e tyre si të burgosur ajo që i bën të ndihen të dobët, por fakti që kundërshtarët e tyre janë ende të lirë, duke bërë sikur harrojnë se i humbën zgjedhjet edhe kur të gjithë ishin të lirë. Kjo demaskon mendimet e vërteta të Sali Berishës dhe Ilir Metës: ata duan të fitojnë zgjedhjet falë veprimit të SPAK-ut, të cilin edhe e urrejnë, por duan të përfitojnë nga ai “çmontim demokratik”, viktima të të cilit ata mendojnë se janë.

Në tridhjetë vitet e pandëshkueshmërisë së përjetuar në Shqipëri, ka aq shumë krime për t'u ndëshkuar, saqë beteja e SPAK-ut do të rrezikojë gjithmonë të shfaqet e padrejtë ose selektive për njërën palë ose për tjetrën, kur realisht do të mjaftonte një Drejtësi e Pranueshme. Ndoshta e vetmja reformë reale që duhet të bëjë parlamenti është të shqyrtojë një formë amnistie që i bën të dënueshme vetëm krimet më të rënda të së shkuarës dhe që bën për gjithë të tjerët të fillojnë nga e para. Edhe pse, për të ndëshkuar politikanët e vjetër dhe të korruptuar, mjaftojnë zgjedhësit!

xy/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Edi: 27/10/2024 23:00

    Ritengo che la sua proposta sia fuori ogni logica nel momento che l’Albania vede un piccolo spiraglio di speranza di essere pulita dalla corruzione e traffici sporchi.

    Përgjigju
  • Luli Belliu: 26/10/2024 14:52

    Singore edhe un qe jam pa parti kerkoj qe bashk me ta te burgosen dhe hajdutet Edi Rama dhe Erjon Velia mi fa pena.

    Përgjigju
  • Tutu: 26/10/2024 11:21

    quanto pare, il signor Carlo si è accorto che hai ingoiato anche un "cucchiaio di minestra rovinato" ed è iniziata la febbre a Spak... quindi ti chiede di mescolare le tue zie nel sacchetto della sanatoria che il signor propone...!!

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 26/10/2024 10:17

    OK,K.BOLLINO: -Këlounët politikë 34 vjeçar në Shqipëri nuk ikin vetë mga politika edhe kur humbin mbi 10 herë.Këtë tanimë e di gjithë bota.Ndaj,SHBA,BE..krijuan SPAK+GJKKO,Por këto 2 hallka nuk funksionojnë si duhet: 1.Midis tyre ka të Korruptuar,Frikacak,Ish komunist të Enverit. 2.Nuk mundej të lihej në arrest shtëpie Dhëndrri Malltezi me mbi 50 vila në gjithë Europën nga një GJYQTARE(I.OLLDASHI) ME KONFLIKT INTERESI & ROVENA VODA E PS NË BURG PËR 1 ARK PESHK TË FALUR. 3.Izolimi Sb & Im mesaduket do lihen të kandidojnë përsëri në zgjedhjet e 2025.Kjo do të ishte FARALE.Pasi PD,PL nuk do reformoheshin kurrë 4.Kjo do eliminonte PARTIT E REJA..dhe në Shqipëri nuk do kishte demokraci por stanacion. 5.Nëse SHBA+BE kan ndërmend të rinovojnë klasën politike 34 vjeçare duhet të ndryshojnë LIGJIN: 1.KUSH FAKTOET I KORRUPTUAR E VRASËS TË GJYKOET,DËNOET,SEKUESTROHET VETËM NË GJKKO..PA SOROLLATJE APELIMESH ..PA MBARIM. 2.Të hiqet NENI I PARASHKRIMIT DHE MOSHËS MBI 70 VJEÇ..I votuar nga Saliu me 92 deputet në 1996 kur VODHI VOTAT. 3.Të HAPEN DOSJET E SPIUNVE. -Likes i doli dosja që kishte SPIUNUAR SHIKUN E TIJ..! A DUHET TA MARR AI ÇERTIFIKATËN E SIGURISË TE AUTORITETI DOSJEVE QË E DREJTON MIKJA E I.METËS ME TË SHOQIN BISEZMEN I DAL EMRI NË DOSJEN E LIKES.? -A mos ka frik E.Rama se ka Spiun edhe në PS.? FLM C.BOLLINO.

    Përgjigju
  • Visi: 26/10/2024 07:25

    Ska amnisti, ktu kane ikur 50 perqind e popullit, e pjesa tjeter jeton ne sketerre. Po vidhen prona, bregdet, male, fusha, koncesione, tendera, jane bere te tera me nga 4-5 vila e dhjetra apartamente qe nga nke drejtor i rendomte policie e te sektetare me leke neper tuba ajrimi. Duhet dore e hekurt, kthimi i pasurise dhe rishikimi i te gjitha lejeve e hipotekave qe kan vjedhur prona. Me kriminelet nuk ka dore te lehte. Shkrim i pakuptimte.

    Përgjigju
  • Dajti: 26/10/2024 05:26

    Artikull pa kuptim per ne. Ska amnisti per kriminelet, hajdutet. Ish nazistet qe kane bere krime jane denuar edhe mbas 60 vjetesh.

    Përgjigju
  • LORA: 25/10/2024 17:33

    Zoti Bollino,amnistia e marsit 1997 ,qe u shpetoi lekuren atyre qe fundosen ne humbere shtetin e shqiptareve ishte gjeme, me pasoja qe i vuajme edhe sot. Shqiperia dhe shqiptaret (mbi 85% ) duan vetem drejtesi te pa-anshme,ndeshkueshmeri dhe konfiskim te pasurive te paligjshme ndaj arkitekteve te tranzicionit kriminal te pambarimte,,,,,kurrsesi amnistira ogurzeza per ardhmerine tone,me dinjitet europian.

    Përgjigju
  • Mario: 25/10/2024 16:36

    E vetmja amnisti te sekuestrohen te gjitha qe kane vjedhur dhe te mos lejohen me te jene ne politike.

    Përgjigju
  • ccc: 25/10/2024 16:19

    Carlo eshte pothuaj i vetem ne kete gjunglen tone mediatike te mberthyer ne interesa te dreqit e te birit! Pa qene shqiptar, i sherben ketij vendi me ndershmeri. Respekte!

    Përgjigju
  • ILIR: 25/10/2024 15:36

    Shkrim brilant,nuk ke se cfare ti shtosh dhe te gjithe e kuptojne por nuk duan ta kuptojne ata sepse nuk eshte menja qe u thote se ''nuk eshte e drejte arestimi i tyre ''por jane parate ,ofiqet qe keta lapanjoza kane mare nga keta maskarenj(iliri,Sala) .Dhe konfeksimi i parase,pasurive dhemb me shume se futja ne burg,sepse ne burg do dalin te tjere lapanjoz qe per hir te lekeve do tu lepihen dhe do tu krijojne kushte moderne.Krahasimi me ngjarjet e italise ka nje ndryshim zoti Bollino sepse italianet kishin nivelin e kultures te fituar me familje per rradhe-radhe brezash,keta vijne nga tavolinat bosh,dhe nga kultura zero,a mundet te krahasohet Monika mer nje intelektuale italiane? kurr jo,shife nga fjalimet qe perdor,po te kish zgjuaresine do te jepte dorrheqjen qe ne kohen kurr Iliri u be President,dhe stop do i thosh familjes ,por intelekti i saj nuk i kap dot,sepse injorantet qe e rrethojne po kercenove je cube i sygjerojne dhe te till i duan nje pjese e atyreve qe meren me politike.Intelektualert zgjedhin arsimin shkencen,tekniken dhe zbatojne ligjet.inferioret zgjedhin politiken mashtrimin vjedhjen.te till gje ben ky po ben Blushi,Gazi po behe zara te tyre duke mohuar dhe ate pak inteligjenc qe kane,po fyejne familjet qe i kan lindur.ose jane nje grup njerezish qe jane ne vorbullen e tyre.Ti sherbesh Zenit ,Argites,Ilirit ,Monikes? qe fundja nga vijne dhe ku po te cojne Zoti Bardhi? -mohon babain dhe nenen tende qe jane qytetare te mirfillt te tiranes.hajde se blushi ka ardh vone ne tirane.Por mund ta barazosh veten me Ate avokatin Ramajfshatarin 100 breza me familjen tende?atij i erdhi rasti te dal ne tv,dhe turp qe dhe TV-te qe zgjedhin te till element,sepse eshte ulje dhe per ata qe i mbrojne

    Përgjigju
    • Shqiptar: 26/10/2024 14:13

      O Ilir o idiot , Po kane paguar 135 milion euro nga xhepat e tu e te mi dhe nuk kane vene nje tulle o hajvan i kuq. Sic po e ha maloku me skraparlliun , ta hane dhe keta yjet e rilidnjes qe kane vjedhur si hallduper . Hajduti eshte hajdut o ilir . Qe ne lashtesi ne arabi i prsnin doren qe ta njihnin te tjeret e ti rrinin larg . Une nuk e marr vesh atje a ka ngelur njeri me dy pare mend ne koke , apo vetem tifoza politike ka . Po po vjedhin leket e juajaa , te ardhmen e femijeve tuaj o hajvan . E ti ke kohe qe te besh krahasime dhe dallime .

  • Matias: 25/10/2024 15:21

    PS ka fituar zgjedhjet pa patur nevoje per SPAK???? Patjeter. Por ne 2007, kur ekzistenca e Rames ne Tirane ishte ne rrezik, nuk mjaftonte Toma por "nevoja" e kishte emrin Ilir dhe Monika. Dhe Rama mbajti Tiranen bashke me enturazhin e tij besnik rrogetar e hajdut. "Nevoja" te tilla ai ka perhere: vrases si Arben Ndoka apo Mark Frroku! Apo lloj lloj "deputetesh" kriminele e bandite si Rrahjat, Ymeret e me radhe. Ajo "nevoje" e beri te listoje Cyrben apo dyzina krere lokale kriminele e te denuar. Te pakten ne Itali mafia nuk kandidonte vrases e mafioze ne poste. Plehre.

    Përgjigju
    • Tahipi: 26/10/2024 07:54

      Matias . Ne 2007 kane qene kohe te tjera o idiot. Ishte koha e zv munistrit te brendshem Pone qe leshonte karta id me shumice per zgjedhesit ne favor te Pd . Ishte koha kur Sali lushaj and co ishin me te rinj dhe te merrnin erzen per Saliun kshuqe duheshin marre masa ekstreme per rrethana extreme prandaj nevojitej Ilir Meta Rrajat Noket Frroket etj . Sot jan qetsuar ujrat 50 % te pakten, jane plakur protagonistet dhe rreziku nga kriminelet e Pd eshte zvogeluar disi me kalimin e vitet dhe Rames ne pushtet qe ka ditur tu tregoje njerezve cfare eshte i afte te prodhoje me politikat e tij. Fiton pa pik prbl fare sepse eshte vite drite larg me vizion dhe vullnet per progres nga pjesa tjeter e Bedrinjve te politikes . Vrk po se kuptove

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?