Jamarber Malltezi, dhendrri i Sali Berishes

Carlo Bollino: Sqarim për Berishën dhe dhëndrrin që nga mafioz e trafikant, tani më thërrasin "biznesmen"

3 Nëntor 2023, 18:45| Përditesimi: 4 Nëntor 2023, 12:14

  • Share

Sulmet e familjes Berisha dhe bashkëpunëtorëve të tyre politikë përmës shpifjeve dhe etiketimeve ofenduese nuk ndërpriten ndaj gazetarit Carlo Bollino. E vetmja arsye është publikimi i fakteve dhe arsyetimet e gazetarit Bollino ndaj dosjes së Spak për aferën e Klubit Partizani. Shqiptarja.com publikon të plotë reagimin e Jamarbër Malltezit ndaj një shkrimi të mëparshëm të Bollinos dhe më pas, një reagim i ri i gazetarit ndaj familjes Berisha.

Jamarber Malltezi: Pergjigje biznesmenit Karlo Bolino.

Ketu me poshtë po paraqes pergenjeshtrimin ndaj mashtrimeve te tij, ne shkrimin me titull “Kur edhe Argita Berisha genjen dhe ne studio televizive nuk behen pyetje”, të datës 31 tetor 2023. Le ti analizojme me radhe keto shpifje:

1. Ne shkrimin Bolino insiston, duke mashtruar ne menyre te paskrupullt, për akuza te ngritura nga SPAK ndaj Sali Berishes dhe Jamarber Malltezit. E verteta eshte se ne 200 faqe te dosjes gjyqesore nuk ekziston asnje akuze, ne kuptimin e ligjor te kesaj fjale, ndaj Sali Berishes dhe Jamarber Malltezit siç genjen Bollino. Kjo vetem e vetem sepse ndaj tyre nuk eshte gjetur asnje prove. Ndaj dhe ata jane sanksionuar si persona nen hetim dhe jo ne ndjekje penale siç pretendon Bolino.

2. Ai shkruan per 17 kulla te ndertuara ne teritorin e Klubit Partizani, edhe kjo eshte nje genjeshter ordinere. Ne ate teritor nuk eshte ndertuar asnje kulle por vetem pallate.

3. Ne shkrimin plote shpifje te Bolinos, duke ju referuar faktit te pamohueshen te fillimit te procesit te privatizimit te kompleksit te Klubit Partizani nga qeveria e Fatos Nanos, ai shkruan se shkresa mban daten 21 korrik 2005, pra tre javë pasi Partia Socialiste kishte humbur zgjedhjet e 3 korrikut 2005, dhe se kjo qeveri nuk kishte me asnjë kompetencë dhe as mundësi për të bërë asnjë privatizim. Ky eshte nje mashtrim tjeter e Bolinos. Çdo qeveri ka te drejten kushtetuese dhe ligjore te vendimarrjes deri ne diten e betimit te qeverise tjeter.

4. Në shkrimin e tij ai shfrytezon ngaterrimin e nje date, ate te miratimit nga Berisha te vendimit te Edi Rames per ndryshimin e destinacionit te klubit Partizani nga terren sportiv ne zone urbane. Eshte e vertete se vendimi i Gjykates Kushtetuese eshte marre 1 muaj pas miratimit nga Berisha te vendimit te firmosur nga Edi Rama, por eshte po kaq e vertet eshte se ky vendim i heq çdo te drejte KRRTRSH te ndryshoje apo anulloje vendimet e keshillave te rregullimit te teritorit te bashkive. Dhe ky vendim provon katerciprisht ipso facto se Berisha kishte mbajtur qendrim te drejte.

5. Bollino behet qeshark kur rreket te keqperdore sqarimin se Jamarber Malltezi u fut si investitor me 1200 meter katror toke. Sipas tij ky “sqarim që edhe mund të quhet nje bumerang, pasi rrezon argumentin kryesor te Berishës, pra qe dhendri ishte vetem nja nga 64 pronaret dhe vëtëm me një cope te vogel dhe te paperfillshme te truallit. Tani e degjoime edhe nga bashkëshortja qe dhëndrri ka qene perfituesi kryesor i privatizimit.” Spekullant i mjere. Vete gjykata pohon se Jamarber Malltezi eshte 1/64 ne fisin Begeja dhe se ai ka trasheguar 113 meter toke ne fazen e pare te projektit. Blerja e tokes prej Jamarber Malltezit nga te afermit e tij, pas kthimit te prones, nuk ka asnje lidhje me çka trillon Bolino. Kjo eshte nje shitblerje e lire midis paleve dhe per kete ekziston çdo dokument, te cilat SPAK gjithashtu I disponon

6. Bollino shprehet se “mes 2010 dhe 2012, duke shitur apartamentet në gropë (pra, para se të ndërtohen) Jamarbër Malltezi ka arkëtuar shifrën e marramendese prej 11 milionë euro që e ka futur si kontribut të tijin në ndërtim.”. Kjo eshte nje genjeshter e trashe. Se pari shifra prej gati 11 milionesh I referohet arketimeve te shoqerise dhe jo Jamarber Malltezit. E thene ne menyre te pergjithshme, u perket tre investitoreve. Kjo shume përfaqson te ardhura nga shitjet dhe jo fitime. Jamarber Malltezi nuk ka terhequr asnje fitim ne kete periudhe dhe te gjithe arketimet kane shkuar per te mbuluar koston e ndertimit, dhe shlyerjen e detyrimeve ndaj te treteve nga shoqeira, si dhe per vijimin e investimit. Kete e provojne qindra kontrata bleresish, te deklaruara sipas kerkesave ligjore. Shifra e arketimeve eshte reflektuar ne bilancet e viteve perkatese dhe eshte depozituar ne QKB dhe tatime qe atehere dhe ndonese Bollino, si miku I Rames mund te mos e dije cfare eshte bilanci, e sqaroj se bilanci I dorezuar nuk mund te ndryshohet sot. Te gjitha jane ne dosjet e SPAK. Sipërfaqet e ndertuara, që përfshijne apartamente, dyqane dhe parkime, janë te certifikuara në aktet e kolaudimit sipas lejeve te ndertimit.

7. Bollino eskalon ne shpifje te tij e thote “meqe nuk ka asnje gjurme ne llogari bankare (e ka fjalen për 11 milione euro, nga shitja ne grope shenimi im) a eshte e mundur që ato para te ishin cash qe vinin nga korrupsioni familjar?” E verteta eshte se per cdo qindarka te kesaj shume SKAP disponon te gjitha kontrata, faturat bankare dhe tatimore. Shtoj ketu se marreveshja midis tre ortakeve per shitjen e apartamenteve ne grope qe ne fillim te ndertimit eshte pohuar ne deshmine e tij ne SPAK nga Fatmir Bektashi. E gjithe shifra e arketimit nga kjo shitje eshte e dokumentuar dhe SPAK disponon te gjithe dokumentat. E sigurojme Bollinon se kjo shpifje e tij e ulet do ti shtohet padise kunder serialit te gjate te shpifjeve te tij.

8. Përsa I perket shifres 45 mije euro (qe ti e citon 49 mije), për të cilen Bollino pretendon se nuk ekziston asnje gjurme, eshte thjesht genjeshtra e rradhes. Jamarber Malltezi ka derdhur me banke kontributin e tij. Kete e pohon edhe GJKKO në faqen 131 te vendimit.

9. Se fundmi, ndryshimin e destinacionit dhe lejen e ndertimit e ka leshuar Edi Rama, i vetmi zyrtar në këtë dosje, qe mban vulen e gjykatës si shperdorues detyre. Ndonese kishte vendime te tre shkalleve te gjyqesorit qe e detyronin te zbardhte lejen qe kish miratuar vete, Edi Rama, ne gjuetine e tij te shtrigave refuzonte te zbardhte lejen, vetem sepse mesoi qe Jamarber Malltezi ishte nje nga investitoret. Me pas leje kane miratuar si kryetare te Bashkise se Tiranes Lulzim Basha dhe Erion Veliaj.

------------------------------------

 

Përgjigjet Carlo Bollino

Pasi për vite me radhë familja Berisha më ka etiketuar si fashist-komunist, pastaj spiun, trafikant armesh dhe droge dhe në fund kapo i Sacra Corona Unita, ndërsa tani vë re se prej pak ditësh më kanë deklasuar në “biznesmen”, epitet që e përsërisin në kor vazhdimisht me të njëjtin përçmim me të cilin paraardhësi i tyre, Enver Hoxha, etiketonte kulakët. E bëjnë si 30 vite më parë në përpjekjet e dëshpëruara për të mohuar profesionim tim të vetëm dhe të vërtetë, që mesa duket i tremb veçanërisht: Ai i gazetarit.

Pikat 1,2 dhe 3 të këtij saktësimi të ri nuk meritojnë asnjë përgjigje: mjafton të lexohen, për të kuptuar nivelin e kujt i shkruan. Ndoshta duhet vetëm t’i kujtomë shumë “juristëve” që kanë zbritur në fushë për të mbrojtur dhëndrin, se arrestimi është një masë preventive dhe se akti i akuzës dhe statusi i pandehur merret vetëm në përfundim të hetimeve, kur do të vendoset nëse do të ketë apo jo një proces në bazë të gjithë provave të mbledhura ndërkohë.

Në pikën 4 Jamarbër Malltezi pranon, siç kam shkruar, që bashkëshortja Argita ka gabuar në citimin e vendimit të 21 dhjetorit 2006 si provë që shpëton Sali Berishën nga çdo përgjegjësi e firmosjes me 21 nëntor 2006 të aktit me të cilin ndryshonte destinacionin e përdorimit të Klubit Partizani nga terren sportiv në terren banimi. Ndryshe nga sa tha Argita në televizion në fakt, vendimi është i mëpasëm nga firma, kështuqë Berisha nëse do të kishte dashur, mund të refuzonte atë akt të bërë nga KRT e Tiranës. Nuk e bëri pasi kështu i shërbente familjes së Jamarbër Malltezit.

Edhe në pikën 5 Jamarbër Malltezi konfirmon atë që kam shkruar: Ai është përfituesi kryesor i procesit të privatizimit duke pasur pjesën më të madhe të tokave. Fakti që ai i bleu tokat edhe nga pronarët e tjerë vetëm pas privatizimit të tyre, është sepse më përpara nuk mund ta bënte. Ndryshe nga pronarët e tjerë që fituan vetëm vlerën e tokës së shitur dhëndrit, ai në fakt ka fituar shumë milionë euro falë ndërtimeve që u bënë sipër. Nëse nuk do të ishte bërë procesi i privatizimit, Jamarbër do të humbte më shumë se të tjetër.

Sa i takon pikave 6 dhe 7 Jamarbër duhet të sqarohet me Argitën dhe jo me mua. Ajo rreshtoi në televizion duke folur si kontribut i të shoqit 1250 metrat katrorë tokë (1100 të të cilave të fituara pas privatizimit, sipërfaqe që në të vërtetë ishte edhe më e madhe) dhe 11 milionë eurot e arkëtuara mes 2010 dhe 2012 nga shitja në gropë e apartamenteve. Për këtë shumë nuk ka asnjë gjurmë në llogaritë bankare të Jamarbër Malltezit. Nëse shitja është bërë nga Homeplan, këtë gjë Argita nuk e tha dhe në pjesën publike të dosjes së SPAK nuk flitet. Nuk ka dyshim se në këtë aferë (sipas SPAK-ut dhe jo sipas meje) kanë qarkulluar shumë para’ cash që është legjitime të dyshohet se nuk kanë një origjinë të qartë. Ndërtuesi Fatmir Bektashi ka derdhur në një herë të vetme 250.000 euro dhe gjithnjë sipas Spak, Jamarbër Malltezi ka arkëtuar 540.000 euro. Nëse është e vërtetë apo jo, i takon drejtësisë ta vendosë. Jamarbër Malltezi nuk qartëson, - siç e kam shkruar në artikullin tim, - si është e mundur të shiteshin apartamente në gropë mes 2010-ë dhe 2012-s kur leja e ndërtimit u firmos nga Basha vetëm në fund të 2013. Malltezi nuk sqaron as se pse Fatmir Bektashi (siç e kam shkruar) mohon që ai të ketë dhënë një kontribut në para’ në investim. Sipas ndërtuesit në fakt, kontributi i Malltezit ka qenë vetëm të bindë pronarët (mes të cilave edhe familjen Bektashi!!!) për të vënë në dispozicion tokat për të ndërtuar kullat e kompleksit Magnet. Deri sa të mos njihet e plotë dëshmia e Fatmir Bektashit në SPAK, e gjatë mbi 12 faqe, është e tepërt për këdo të dalë në konkluzione.

Për pikën 8 e ftoj Jamarbër Malltezin të rilexojë shkrimin tim. Do ta kuptojë se kam shkruar ekzaktësisht të njëjtën gjë që pretendon edhe ai: Domethënë, të vetmet gjurmë të gjetura në llogaritë bankare të Jamarbër Malltezit janë 45.000 eurot të derdhura si i vetmi kontribut zyrtar. Pra problem janë paratë të cilave nuk iu gjenden gjurmët, jo ato të kaluara përmes bankës.

Edhe në pikën 9 nuk kuptoj së çfarë përgënjeshtron Jamarbër Malltezi. Eshtë e vërtetë që Edi Rama nuk ka bërë zbardhje të lejes së ndërtimit dhe se kjo është firmosur vetëm nga Lulzim Basha në 2013 siç kam shkruar unë. Pikërisht kjo konfirmon dyshimet e mundësisë së shitjes në gropë të më shumë se 120 apartamenteve mes 2010 dhe 2012, pra 3 vite më parë nga leja e ndërtimit. Ndërsa sa i takon vendimit të dënimit për të cilën flet, për saktësi duhet thënë se Edi Rama nuk është dënuar për shpërdorim detyre nga askush. Një gjykatë civile ka llogaritur që ajo sjellje u ka shkaktuar një dëm prej rreth 40 milionë lekësh të reja, që për koincidence është e njëjtë me shumën që investuesit (përfshi Malltezin) do të duhej të paguanin si taksë Bashkisë për ndërtimin. Një shumë e kursyer e tyre që Argita e përcaktoi si “pjesë e investimit”. Gjykatësit që i kanë bërë këtë dhuratë të bukur familjes Berisha janë Gjin Gjoni dhe Hysen Demiraj të dy të larguar nga vetingu dhe pjesë të klanit juridiko-familjar të Argita Berishës.

Prej kohësh e kam kuptuar se sa e kotë është të kundërshtosh pohimet e Sali Berishës, pasi atij nuk i intereson e vërteta, i intereson vetëm versioni i tij. Tani e kuptoj se e njëjta sëmundje ka infektuar jo vetëm gjithë familjen e tij, por edhe bashkëpunëtorët e partisë që kanë nisur ta injorojnë të vërtetën dhe të përdorin shpifjen dhe gënjeshtrën si mjet për të shërbyer verbërisht interesat e tyre dhe të padronit të tyre.

a.m./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dea: 04/11/2023 09:39

    Carlo, gazetari me profesionist ne shqiperi. Nuk i heq dot asnje presje asaj qe shkruan e debaton. I sakte , gjithmone me fakte dhe i pa lekundur per te kundershtuar sistemin genjeshtar dhe dhunues te Sali Berishes.

    Përgjigju
  • Fakovsky: 03/11/2023 23:52

    Nga të vetmit gazetarë që ja vlen të dëgjohet Jo si të shiturit e portaleve she analistët e paneleve

    Përgjigju
  • Edi25252: 03/11/2023 19:14

    Carlo Bollino . Një llogjikë ekselente për ta patur zili . Një gazetar me kujtesë brilante . Sa bukur i rreshton ngjarjet dhe vitet kur kanë ndodhur .

    Përgjigju
    • Alda: 09/11/2023 18:34

      Presim ndeshkimin e abuzuesve. Ligji duhet te veprojë

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?