Carlo Tavecchio dhe Giani De Biasi

Carlo Tavecchio: FSHF m’u lut të mos ua merrja De Biasin

30 Qershor 2018, 12:07| Përditesimi: 30 Qershor 2018, 12:10

  • Share

 

Ish-presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Carlo Tavecchio, ka folur shpesh për çështjen e stolit të Italisë, ndërkohë që ai zbulon se çfarë dëshironte të bënte para se të merrte Venturën.

Për këtë të fundit kishte këmbëngulur Lipi, sepse vetë Tavecchio donte njërin mes Donadonit dhe De Biasit. Në këtë pikë ai sqaron situatën e saj kohe edhe për ish-trajnerin kuqezi, duke nxjerrë blof drejtuesit e FSHF-së…

“Lippi donte Venturan, ky ishte trajneri i propozuar prej tij. Kurse ne donim Donadonin, por drejtuesit e Bologna-s na thanë “Jo” në atë kohë. Alternativa ishte De Biasi, ish-trajneri i Torinos. Kontaktuam, por drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit m’u lutën që të mos ua merrnim trajnerin e tyre”, – ka theksuar Tavecchio.

Në atë kohë, drejtuesit e FSHF-së shpreheshin shpesh se De Biasi nuk mund të ikte tek Italia, sepse kishte një kontratë me Kombëtaren shqiptare. Por duket se e vërteta ka qenë ndryshe. 

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?