Carlos Cuesta, ndihmëstrajneri i Arsenalit

Sport

Carlos Cuesta largohet nga Arsenali, bëhet trajneri me moshën më të re në Serie A

20 Qershor, 15:08| Përditesimi: 20 Qershor, 15:09

  • Share

Një “goditje” e papritur për Arsenalin. Ndihmësi i Mikel Artetës, Carlos Cuesta, ka vendosur të largohet nga “Topçinjtë” për të nisur aventurën e tij të parë si trajner i parë i një ekipi. Sipas mediave britanike, 29-vjeçari spanjoll ka pranuar ofertën e Parmës dhe është pranë firmës që do ta bëjë pasuesin e Cristian Chivut në stolin e klubit italian.

Cuesta i është bashkuar Arsenalit në vitin 2020, pas një eksperience me Juventusin, duke qenë pjesë kyçe e stafit teknik të Artetës gjatë viteve të fundit. Pavarësisht moshës së re, ai ka ndërtuar një reputacion si një prej trajnerëve më të talentuar të brezit të ri, duke nisur karrierën në trajnim që në moshën 18-vjeçare te Atletico Madrid.

Lëvizja drejt Parmës shihet si një hap i madh në karrierën e Cuestës dhe një sfidë e re për të provuar veten në një pankinë të parë, në një klub historik të futbollit italian që kërkon vendet e mesit në klasifikimin e Serie A.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?