‘Carmina Burana’, 200 artistë spektakël për dy net në Opera! Dashuria triumfon në shfaqjen e rivënë nga Youri Vamos pas 9 vitesh

18 Mars, 16:35| Përditesimi: 18 Mars, 20:51

  • Share

Një nga veprat e para klasike në historinë e muzikës, opera balet e Carl Off “Carmina Burana” bëri bashkë këtë fundjavë në Teatrin e Operas 200 artistë. Koreografi hungarez Youri Vamos e rivendos pas 9 vitesh në skenën e në Teatrin e Operas, me energjinë e artistëve të rinj dhe skenën e rinovuar.

Balerinët protagonistë të dy mbrëmjeve ishin Adela dhe Anxhelo Muçollari, si dhe Odeta Dishnica.

Dashuria, dialogu burrë-grua, gërshetohen me fatin e lojën. Vamos ia servir publikut, triumfin e ndjenjës ndaj veseve, egos e arrogancës, përmes elementëve sensualë, sarkazmës e misticizmit.

Solistët, Trupa e Baletit, Orkestra, Kori dhe Formacioni Vokal i Forcave të Armatosura, rrëfyen përmes lëvizjeve e muzikës, raportin e individit me ligjet e natyrës… Dështimin e destinuar, të atyre që i kundërvihen.

Muzika që kompozitori gjerman shkroi 9 dekada më parë, u frymëzua nga përmbledhja e 24 poemave me të njëjtin emër, pjesë e një dorëshkrimi ‘të guximshëm’ mesjetar të shekullit të XII-të. Vamos ruajti konceptin original, ku prologu, pjesët e finalja, erdhën përmes një fryme moderne.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?