Jean Kevin Augustin

CAS gjobë të majme, Leeds detyrohet të paguajë 21 milionë euro për lojtarin që nuk e pati në pronësi

4 Nëntor 2022, 17:28| Përditesimi: 4 Nëntor 2022, 17:33

  • Share

CAS në Lozanë ka detyruar Leeds United që të paguajë 21 milionë euro në drejtim të RB Leipzig për futbollistin Jean Kevin Augustin. Në 25 janar 2020, të dyja klubet dhe lojtari ranë dakord për huazimin në Angli, me Leeds që kishte të drejtën e blerjes nëse atë sezon promovohej në Premier League.

Në marsin e 2020 pandemia e Covid-19 shtyu Premier League, me marrëveshjen që asnjëherë nuk u zbatua e plotë përveç një huazimi gjashtë mujor. Kevin Augustin lujati në huazim për Leeds, me CAS që ka kërkuar të zbatohet marrëveshja edhe pse pandemia ndikoi transferimin e lojtarit që nuk kaloi me të drejta të plota në Angli.

"Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka nxjerrë vendimin në procedurën e arbitrazhit ndërmjet Leeds United Football Club (LUFC) dhe RasenBallsport Leipzig GmbH (RB Leipzig) në lidhje me vendimin e lëshuar më 1 qershor 2021 nga gjyqtari i vetëm i Komitetit të Statusit të Lojtarëve të Federatës Ndërkombëtare të Federatës së Futbollit (FIFA), i cili mbështeti kërkesën e RB Leipzig për t'i paguar gjermanëve një tarifë transferimi nga LUFC në përputhje me “Detyrimin e Blerjes” të përfshirë në marrëveshjen e huazimit të lidhur ndërmjet klubeve dhe lojtarit  Jean Kevin Augustin", thuhet në vendimin e CAS.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?