Sport

CAS la në fuqi dënimin me 10 vite, ja çfarë pritet të ndodhë me Skënderbeun

12 Korrik 2019, 14:46| Përditesimi: 12 Korrik 2019, 14:47

  • Share

Pas lënies në fuqi nga CAS të vendimit të UEFA, Skënderbeu është në një udhëkryq të madh. Në klubin korçar, konkretisht drejtuesit, janë në mëdyshje për të ardhmen, ndërsa aktualisht ekzistojnë disa mundësi.

E para është që klubi të vijojë në të njëjtat kushte, por të bazohet në zbulimin e talenteve të rinj që në ndërthurje me eksperiencën e disa lojtarëve të tjera të mbajnë ekipin në Superligë. Në këtë rast do synohet edhe shitja e lojtarëve në tregun ndërkombëtar.

Varianti tjetër është që të ndërrohet emmri i klubit, nga Skënderbeu në Akademia Skënderbeu. Në këtë rast klubi duhet ta nisë aventurën nga kategoria më e ulët, që është ajo e treta.

Versioni i tretë, që është edhe më i frikshmi, është ai i largimit të drejtuesve për të marrë një klub tjetër ose largimi përfundimtar nga futbolli.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Petraqi: 13/07/2019 02:16

    Te arrestohen dhe te marrin denimin me te rende Ardian Takaj Ilir Daja Orges Shehi keta plehra i vune faqen e zeze se bashku me kryehajdutin Ridvan Bode ne syte e tere botes. Turp turp.

    Përgjigju
  • xXx: 12/07/2019 21:34

    Keta plehrat nuk u tallen vetem me nje ekip por me nje qytet te tere...Bene leke sa deshen dhe tani Korca do te luaj me kooperativat...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?