Stadiumi i Këln

CAS-i i 'bën gjëmën' Këlnit në Bundesligë, i pezullohet me dy vite merkatoja

22 Dhjetor 2023, 17:29| Përditesimi: 22 Dhjetor 2023, 17:30

  • Share

Këlni, që aktualisht është pjesë e Bundesligës në Gjermani, ka marrë një goditje të fortë nga CAS (Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit Sportiv). Për shkak të transferimit të Jaka Cuber Potocnik nga Olimpija Ljubjana në janar të 2022, gjermanët kanë bërë shkelje të kontratës dhe nuk mundën të arsyetojnë transferimin e lojtarit nën kontratë.

Për këtë, lojtari u regjistrua me të rinjtë, por FIFA ndaloi merkaton e Këlnit. Tanimë edhe pse e apeluar në CAS, institucioni nga Lozana e ka lënë në fuqi ndalimin e merkatos në hyrje për dy sezone.

Aktualisht Këlni është në vendin e parafundit në Bundesligë dhe pas shkarkimit të trajnerit Steffen Baumgart, gjithçka për klubin bëhet më e vështirë. Merkato në hyrje e bllokuar, largimi i yjeve dhe me gjasë një vend në Bundesliga 2 vitin që vjen do e bënin më të vështirë punën e drejtuesve të Këln.

Drejtori Sportiv, Christian Keller tha se do donin një zgjidhje të ndryshme.

"Ne do të kishim dashur dhe prisnim një gjykim të ndryshëm. Prandaj, ne jemi shumë të zhgënjyer që CAS ka vendosur që transferimi i Jaka Potocnik nuk ishte ligjërisht i vlefshëm, pavarësisht nga provat e shumta për të kundërtën", tha Christian Keller mes të tjerash.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?