Iker Casillas

Casillas: Mirë për futbollin italian që dominimi i Juventusit është ndalur

14 Prill 2023, 12:31| Përditesimi: 14 Prill 2023, 12:32

  • Share

Iker Casillas është ndalur të flasë për "DAZN" në lidhje me karrierën e gjatë që kaloi mes shtyllave. Ish-portieri i Spanjës, Real Madridit apo edhe Portos ka vlerësuar Gigi Buffon, që edhe pse në moshën 47-vjeçare vijon të luajë në Serie B me Parmën.

“Isha 14-15 vjec dhe mbaj mend që Gigi debutoi në moshën 17-18 vjeç. E kisha zili sepse doja të isha dhe unë si në fatin e tij. Karriera jonë ka qenë shumë e ngjashme. Ne të dy filluam shumë të rinj në moshë me klube të mëdha. Ai po vazhdon ende të luajë futboll dhe e vërteta është se është një meritë e madhe. Për sa kohë që ai po argëtohet dhe është i lumtur, është e qartë se ai shpreson të vazhdojë ende të luajë edhe më shumë. Por Gigi, përveçse është një mik i madh i imi, është një pikë referimi për të gjithë portierët", tha Casillas fillimisht.

Më pas legjenda e portës spanjolle ka thënë se ndalja e dominimit të Juventusit i ka bërë mirë futbollit në Itali, pasi edhe klubet e tjera janë rritur.

"A e ndjek Serie A? Më pëleqnte shumë kur isha i ri. Po flas për 25 vjet më parë, kur ishte liga më e mirë në botë. Të gjithë lojtarët e mëdhenj luanin aty. E vërteta është se Serie A kaloi një periudhë në të cilën vetëm Juventusi fitoi dhe u bë pak e mërzitshme, por tani fakti që Napoli, si Interi dhe Milani në vitet e fundit kanë ndalur dominimin e Juventusit, është mirë për futbollin italian”, është shprehur Iker Casillas.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?