Aurel Elezi

Kosova & Rajoni

Greqi/ Çatia e zuri poshtë teksa po punonte, kush është 19-vjeçari shqiptar që ndërroi jetë dje në Santorini

22 Shkurt, 12:33| Përditesimi: 22 Shkurt, 12:36

  • Share

Aurel Elezi është i riu, i cili  ndërroi jetë një ditë më parë (21 shkurt) në ishullin e Santorinit në Greqi.

19-vjeçari ishte djalë i vetëm i familjes Elezi, i cili kishte shkuar në Greqi për të punuar, ndërsa ditën e djeshme teksa ishte duke kryer punime në një pronë në Imerovigli, e zuri poshtë çatia.

Pas ngjarjes së rëndë u arrestua pronari i objektit si dhe përgjegjësi për ndërtimet e zhvilluara më parë.

Mediet greke bënin me dije se ky rast nuk kishte të bënte me zhvillimet e fundit të aktivitetit sizmik që po ndodh në zonë.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?