Çatitë me pllaka guri, karakteristikë e shtëpive gjirokastrite po restaurohen! Duka: Janë 70 objekte, monumente kulture

16 Maj, 15:52| Përditesimi: 16 Maj, 16:04

  • Share

Në Gjirokastër ka nisur puna për restaurimin e çative të shtëpive në zonën historike të qytetit me fonde të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.  Janë gjithsej 70 objekte në lagjet e sipërme të qytetit të gurtë,  pjesë e zonës së trashëgimisë botërore, si Çfakë, Dunavat e Palorto.

Kreu i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në qarkun e Gjirokastrës, Ardis Duka tregon disa detaje te punës për rehabilitimin e pjesshëm të ketyre objekteve.

“Aktualisht po ndërhyjmë në disa objekte të kategorisë së Parë dhe të Dytë në lagjet historike. Tani jemi në objektin “Kurti” po bëjmë disa riparime. Në këto zona ne ndërhymë sepse kalojnë shumë turistë. Po kështu do të ndërhyjmë edhe në disa objekte kulti”, tha ai.

Ndërhyrjet sipas Dukës, parashikohen të shtrihen edhe në objekte të kultit në hapësirën e të gjithë qarkut te Gjirokastres sidomos tek ato që janë në fazë degradimi. Në mbarë Qarkun e Gjirokastrës, DRKK ka nën administrim 540 objekte të trashegimise, te kategorisë së parë e të dytë.

R.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xxx: 16/05/2024 18:33

    Inxhinier shume i zoti????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?