Kosova & Rajoni

Çavuşoğlu: Nuk mund ta pranojmë këtë që të na akuzoni ne për hir të retorikës ! Tensione mes Dendias dhe ministrit të jashtëm turk!

16 Prill 2021, 10:06| Përditesimi: 16 Prill 2021, 16:17

  • Share

Një vizitë që pritej të qetësonte gjakrat e tensionuar prej muajsh mes Turqisë dhe Greqisë, konferenca e shtypit mes ministrave të Jashtëm të Greqisë e Turqisë, pas vizitës së krye diplomatit grek Dendias në Ankara është zhvilluar mes një dialogu të tensionuar dhe akuzash dypalëshe para kamerave.

E gjithë situata është tensionuar kur ministri turk Çavuşoğlu ka theksuar se çështjet që ndajnë dy vendet mund të zgjidhen përmes një dialogu konstruktiv, ka përmendur më pas minoritetin mysliman në Trake të cilin e ka quajtur si turk.

“Është në dobi tonë që pakicat në dy vendet të jetojnë në paqe. Kjo do të ketë reflektime pozitive. Nëse ata thonë se janë turq, ata janë turq. Ju duhet ta pranoni këtë, tha Çavuşoğlu .

Një gjë e tillë ka nxitur reagimin e ministrit grek I cili e ka quajtur ndërhyrjen në kundërshti me sovranitetin e vendit.

“Për ne – duhet ta them këtë – ekziston një pakicë myslimane në Greqi. Kjo është e njohur nga Traktati i Lozanës, kjo është pikëpamja zyrtare e shtetit grek”, tha Dendias.

Në deklaratën e tij, Nikos Dendias fatkeqësisht bëri disa akuza jashtëzakonisht të papranueshme ndaj vendit tim. Ai tha se Turqia shkel të drejtat sovrane të Greqisë. Nuk është e mundur që ne ta pranojmë këtë", theksoi shefi i diplomacisë turke.

Duke iu referuar edhe përplasjeve të tjera mes palëve, ministri turk u shpreh se edhe pse akuzohet nga pala greke që ka ndërhyrë në punët e brendshme të Greqisë , ai ka hedhur poshtë një akuzë të tillë.

“Do të më bënte shumë përshtypje nëse prisnit, i dashur Mevlüt, që te vija këtu ne Ankara dhe t’i paraqisja gjërat sikur s’ka ndodhur asgjë në detin Egje dhe në Mesdheun Lindor. Pozicionimi i Greqisë është i qartë: Turqia ka shkelur të Drejtën Ndërkombëtare dhe Konventën mbi Ligjin e Detit në Egje dhe në Mesdheun Lindor. Dhe jo vetëm kaq, ajo ka shkelur të drejtat sovrane të Greqisë”, u përgjigj ministri grek.

Gjatë konferencës ata u përqendruan në eksplorimet në Mesdheun Lindor, në situatën e qipriotëve turq dhe për më tepër në lidhje me emigrantët, por sërish për asnjë nga çështjet ishte e pamundur që ata të binin dakord.  

Të paaftë për të gjetur një gjuhët të përbashkët, ata e kanë mbyllur takimin e tensionuar për të marrë pjesë në një iftar të shtruar për ndër të delegacionit grek. Dendias që ka ftuar homologun e tij për një vizitë në Athinë është takuar për 45 minuta edhe me presidentin turk Rexhep Tayyp Erdogan, takim në përfundim të së cilit nuk u dha asnjë deklaratë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?