CDC

CDC: Vetëvrasjet në SHBA mbeten në nivelin më të lartë në histori

29 Shtator, 21:52| Përditesimi: 29 Shtator, 21:53

  • Share

Vetëvrasjet në SHBA vazhduan të mbeten në nivelin më të lartë në historinë e vendit vitin e kaluar.

Sipas disa të dhënave paraprake nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), në vitin 2023 u raportuan mbi 49,300 vdekje nga vetëvrasjet. Ky numër që mund të rritet paksa, ndërsa përfundojnë dhe raportohen hetimet për disa vdekje.

Në vitin 2022, u raportuan afro 49,500 raste, sipas të dhënave përfundimtare të publikuara të enjten. Këto shifra janë aq afër njëra-tjetrës, saqë shkalla e vetëvrasjeve për dy të dyja vitet konsiderohet e njëjtë, thanë zyrtarët e CDC-së.

Niveli i vetëvrasjeve në SHBA është rritur për gati 20 vjet, përveç një rënieje në dy vite rreth fillimit të pandemisë COVID-19.

Pra, "mbetja e pandryshuar e nivelit të vetëvrasjeve, është një lajm disi premtues," thotë Katherine Keyes, një profesore e shëndetit publik në Universitetin e Kolumbias që studion vetëvrasjen.

Në të vërtetë, ka arsye për optimizëm. Një linjë kombëtare krize e krijuar para 2 vjetësh, i jep mundësinë kujtdo në Shtetet e Bashkuara që të telefonojë numrin 988 për të kontaktuar specialistë të shëndetit mendor. Kjo dhe përpjekjet e tjera mund të kenë filluar të japin rezultat, thotë Prof. Keyes, por "mbetet për t'u parë".

Ekspertët paralajmërojnë se vetëvrasja – shkaku i 11-të kryesor i vdekjeve në vend në vitin 2022 – është një problem i ndërlikuar dhe se përpjekjet për kryerjen e saj mund të nxiten nga një sërë faktorësh. Mes tyre janë nivelet e larta të depresionit, mangësitë në shërbimet e shëndetit mendor dhe armët në dispozicion.

Rreth 55% e të gjitha vdekjeve nga vetëvrasjet në vitin 2022 kishin të bënin me përdorimin e armëve të zjarrit, sipas të dhënave të CDC-së.

Gjetjet kryesore të CDC-së për vitin e kaluar

  • Vetëvrasja ishte shkaku i dytë kryesor i vdekjes për moshat 10-14 dhe 20-34 vjeç dhe shkaku i tretë kryesor për moshat 15-19 vjeç.

 

  • Vetëvrasjet vazhdojnë të jenë më të shpeshta mes djemve dhe burrave sesa vajzave dhe grave. Shkalla më e lartë e vetëvrasjeve për çdo grup – me një diferencë të madhe - ishte tek meshkujt e moshës 75 vjeç e lart, me rreth 44 vetëvrasje për çdo 100,000 meshkuj të asaj moshe.

 

  • Mes grave, shkalla më e lartë ishte tek ato që ishin të moshës së mesme, rreth 9 në çdo 100,000. Por rritjet më dramatike janë parë tek adoleshentet dhe gratë e reja. Niveli për këtë grup është dyfishuar në dy dekadat e fundit.

 

  •  Niveli i përgjithshëm i vetëvrasjeve në vitet 2022 dhe 2023 ishte 14.2 për çdo 100,000 vetë. Po kaq ishte niveli edhe në vitin 2018. Para vitit 2018, shkalla e depresionit nuk kishte qenë aq e lartë që nga viti 1941./ VOA

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?