CD-ja 'Anima kineart'/Ardita Bufaj luan në piano kolonat zanore të 15 filmave shqiptarë për fëmijë (VIDEO)

23 Dhjetor 2020, 17:02| Përditesimi: 23 Dhjetor 2020, 17:08

  • Share

Muzika e 15 filmave të njohur shqiptarë për fëmijë, të para viteve ’90, është jetësuar në CD-n “Anima Kineart”.  Pianistja Ardita Bufaj rrëfen se si kjo ide mori jetë pas një performance të muzikës së Tomkës dhe Shokët e tij dhe Mimoza Llasticës në piano me vajzën e saj, Elizën

“Ky është albumi im i parë mne kolonat zanore të filmave për fëmijë. Ideja më erdhi gjatë një performance me vajzën time, Elizën, kur gjatë lojës kisha zgjedh muzikën e dy filmave, “Tomka dhe shokët e tij” edhe “Mimoza Llastica”, shprehet pianistja Ardita Bufaj.

“Festa e Pranverës” me muzikën e Robert Rados, “Tomka dhe shokët e tij” me muzikë të Aleksandër Lalos, “Lulëkuqet mbi mure” me muzikë të Kujtim Laros, “Mimoza Llastica” me muzikë të Aleksandër Lalos, janë vetëm disa nga pjesët që ka sjell në këtë CD pianistja Bufaj, duke ruajtur origjinalitetin krijues

 “Kinematografia shqiptare është një akademi që i solli një emancipim të madh shoqërisë sonë në atë kohë, gjë që sot mungon. Prandaj një nga arsyet është që me këtë kontribut të njihet edhe brezi i ri. Pesë materialet e para të profesor Rados janë origjinale, madje nuk i kam fotokopjuar, pasi doja të përfitoja ndjesinë me të cilën profesori i ka shkruar. Tre materiale të Lalos, të orkestruar nga Klodian Qafoku janë luajtur me shumë origjinalitet, unë kam vendos një kor fëmijësh, Eliza Qafoku, edhe nuk ka asnjë ndryshim, “Shoku ynë Tili” vjen në versionin jazz dhe dy materialet e tjera të përshtatura nga Endri Sina janë ruajt me origjinalitet”, shprehet pianistja.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?