Sociale

‘Çdo njeri ka një histori që meriton të dëgjohet’, ‘Pa Gjurmë’ rikthehet nga nesër në ekranin e Report Tv

16 Shtator, 17:58| Përditesimi: 16 Shtator, 18:01

  • Share

Pas shumë historish që kanë tronditur dhe prekur zemrat e mijëra shqiptarëve, “Pa Gjurmë” vjen sërish në ekranin e Report TV me sezonin e tij të tetë. Një udhëtim mes dhimbjes, shpresës dhe të vërtetës që nuk ndalet kurrë.

Nga data 17 shtator, çdo ditë në orën 16:00, gazetarja Odeta Dume sjell historitë që shpesh nuk dëgjohen. Shqiptarë që kërkojnë të afërmit, fëmijë të braktisur që duan të dinë rrënjët e tyre biologjike, familje të shpërndara nga koha dhe heshtja. “Pa Gjurmë” nuk është vetëm një emision. Është një betejë për të vërtetën, për të rikthyer një buzëqeshje, për të mos lënë askënd në heshtje.

Me mbështetjen e qytetarëve, institucioneve dhe bashkëpunëtorëve kudo në botë, ky program ka kthyer në shtëpi dhjetëra të humbur dhe ka hapur dyert e shpresës për shumë familje. Ky sezon sjell më shumë se kurrë më shumë histori, më shumë investigim dhe më shumë përballje me të vërtetën. 

Sepse çdo njeri ka një histori që meriton të dëgjohet. 

Sepse askush nuk duhet të mbetet…pa gjurmë.

“Pa Gjurmë” – nga nesër, ora 16:00, vetëm në Report TV.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap tjetër grupkapitull me BE-në, si iu duket ritmi i negociatave?