'Çdo rast urgjent të na kontaktojë,' Ambasada e SHBA në Shqipëri nxit amerikanët për t'u kthyer në vendin e tyre

25 Mars 2020, 13:23| Përditesimi: 25 Mars 2020, 15:33

  • Share

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po planifikojnë të tërheqin qytetarët amerikanë që jetojnë në Shqipëri drejt vendit të tyre. Ka qenë vetë SHBA që nëpërmjet një postimi ka theksuar se përveç atyre rasteve kur duhet të qëndrojnë për një kohë të gjatë, të tjerët janë të mirëpritur për t'u kthyer në Amerikë, si pasojë e situatës me koronavirusin.

SHBA ka bërë të ditur edhe rrugën që duhet të ndjekin qytetarët për udhëtimin, pasi për momentin është e lejuar vetëm një linjë udhëtimi që të çon në Stamboll. Sakaq të gjithë rastet emergjente janë të lutur të kontaktojnë ambasadën.

Njoftimi i ambasadës së SHBA:

"Ambasada e SHBA nxit qytetarët amerikanë të planifikojnë kthimin e menjëhershëm në Shtetet e Bashkuara, përveç rasteve kur jeni të përgatitur për të qëndruar në Shqipëri për një kohë të pacaktuar. Të gjitha pikat kufitare janë të mbyllura dhe për momentin ka vetëm një fluturim ditor që niset nga Shqipëria, i kompanisë Air Albania. Nuk ka asnjë information të dhënë për sa kohë do të vazhdojë ky fluturim. Fluturimi i Air Albania niset nga Tirana për në Stamboll, ku ju mund të merrni fluturimet për në Shtetet e Bashkuara. Për më shumë informacion, klikoni këtu: https://bit.ly/2UiEëBQ

Qytetarët amerikanë në Shqipëri që kanë nevoje për ndihmë urgjente, ju lutemi të nisni një email në: [email protected]."

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 26/03/2020 01:23

    Atehere mos na u lusni as per garanci as per tju pritur ,as per $;kerkojuani jorgove!

    Përgjigju
  • Kafsha: 25/03/2020 22:41

    Nuk jane amerikane por emigrante ashtu si jorgote

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?