Sali Berisha

Çdonjëri prej nesh që voton PD dhe që ka mbështetur Berishën, sot duhet të ndjehet i trishtuar

13 Dhjetor 2021, 19:38| Përditesimi: 13 Dhjetor 2021, 19:40

  • Share

Dështimi është i dhimbshëm, çon në dhunë.

E trishtë të shikosh Sali Berishën që të pushtojë partinë e tij, duke besuar se të drejtë ka vetëm ai, se ekziston vetëm e vërteta e tij.

Tashmë PD kërkon që të ketë jo vetëm lëvizje antiamerikane, por edhe godinë antiamerikane.

Ai thjesht bëri atë që ka lejuar të bëhet në kohën e tij -që tjetrit t’i pushtohet prona e shtëpia se dikush është i fortë, se beson se i takojnë të gjitha.

Ai bën pikërisht të kundërtën e asaj për të cilën u themelua PD -për të respektuar mendimin ndryshe, për të respektuar institucionet.

Tashmë çdo demokrat i qetë e ka të vështirë të akuzojë Ramën se shkel ligje, se nuk respekton vendimet e gjykatave edhe kur dënohet në Arbitrazh apo Strasburg.

Edi Rama është tashmë një mbret, që sheh cirkun fatkeq në oborrin e PD-së.

Çdonjëri prej nesh që voton PD, që ka mbështetur Berishën, duhet të ndjehet i trishtuar, pasi Berisha dha një spektakël dhune dhe force.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eno: 14/12/2021 04:10

    Rama e siguroi qeverisjen,,,edhe 30 vjet te tjera...me pas shohim e bejme...

    Përgjigju
  • Poli: 13/12/2021 23:32

    Rama eshte mbret sa kohe skllever si puna jote diten e shani dhe naten i kendoni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?