Bota

CDU e Angela Merkelit fiton në Saksoni-Anhalt, siguron 36% të votave, lë pas AFD-në e të Gjelbrit

7 Qershor 2021, 09:28| Përditesimi: 7 Qershor 2021, 09:30

  • Share

Në zgjedhjet e fundit para zgjedhjeve federale në Shtator, në landin Saksoni-Anhalt të zhvilluara në Gjermani, partia e kancelares Angela Merkel, CDU, ka dalë forca kryesore politike. Partia e kryeministrit aktual të landit Haseloff fitoi 35-36% të votave, kurse partia tjetër rivale, AFD, siguroi 22,5-23% të votave.

“Të Gjelbrit”, një nga forcat pretendente  dhe që në shkallë federate në Gjermani kanë rezultate të mira elektorale, në këtë land kanë arritur vetëm 6,5%.

“Jam kaq e lumtur që kaq shumë njerëz dolën dhe votuan për CDU dhe pavarësisht nga sondazhet që kishim më parë u konfirmuan si partia më e fortë”, u shpreh Beate Bettecken, anëtare e bordit të CDU.

Një atmosferë kjo më e zymtë për nacionalistët e djathtë të AFD. Kjo forcë politike shpresonte që për herë të parë të bëhej partia më e fortë në zgjedhjet e shtetit gjerman.

Një humbje për CDU do të kishte qenë një katastrofë, pasi partia po përgatitet për fushatën në të gjithë vendin.

Ndërkohë që kryeministri Haseloff mund të krijojë një koalicion me SPD dhe Të Gjelbrit, por do ishte i mundur edhe një koalicion mes CDU, SPD dhe FDP, një koalicion me nacionalistët e djathët është hedhur poshtë kategorikisht para zgjedhjeve.

Zgjedhjet në landin e Saksoni Anhalt u panë si si test për atmosferën politike dhe partitë në Gjermani para zgjedhjeve për Bundestagun që zhvillohen në shtator, prandaj vëmendja ishte më e madhe. Pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte fillimisht më e ulët se pesë vite më parë, me vetëm 1.8 milionë votues e dhanë votën për parlamentin e ri deri në orën 18:00.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?