Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin tha se institucioni që ai drejton nuk e ka menduar asnjëherë që finalja e Champions League të zhvillohet jashtë Europës, ashtu siç bënë me dije mediet ndërkombëtare ditë më parë. Ceferin foli për "Delo" në Slloveni, në vendlindjen e tij.
"Formati i ri i Champions League - Kam dëgjuar vetëm përgjigje pozitive. Fillimisht kishte kritika, si gjithmonë kur ndodhin ndryshime, por tani 99% e njerëzve janë të kënaqur. Championsi është më i paparashikueshëm se kurrë, askush nuk ishte i sigurt për kualifikimin në 1/8 finale deri në momentin e fundit", tha kreu i UEFA-s.
Ceferin më pas mohon spekulimet për zhvendosjen e finales së Champions League në një kontinent tjetër, jashtë Europës.
“Nuk kemi negociuar kurrë për ta luajtur finalen diku tjetër. Më surprizon që disa media të njohura publikojnë lajme të tilla pa kërkuar një koment nga UEFA. Nëse do të ishte e vërtetë, do ta dija”, tha ai.
Ceferin i rikthehet sërish ofertave të çmendura nga Arabia Saudite, këtë herë për shifrën që përflitet për Vinicius Junior, për 1 miliardë euro.
“E marr po aq seriozisht sa lajmet për finalen e Champions jashtë Europës. Është një shifër e pabesueshme, që nuk ka bazë financiare, por nëse është e vërtetë, atëherë është vendimi i sauditëve", tha mes të tjerash kreu i UEFA.
Komente
