Sport

Ceferin mbërrin në Tiranë, të enjten Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mblidhet për herë të parë në vendin tonë

10 Shtator, 14:41| Përditesimi: 10 Shtator, 17:17

  • Share

Shqipëria do të bëhet nesër skena e një prej ngjarjeve më të rëndësishme të qeverisjes së futbollit europian, duke pritur për herë të parë mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Nga sot deri të premten, Federata e Futbollit do të presë në Tiranë drejtuesit më të lartë të federatave të kontinentit, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, të kryesuar nga Presidenti Aleksander Ceferin.

Kreu i qeverisë së futbollit europian ka mbërritur këtë pasdite në aeroportin e Rinasit, ku është pritur nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Sipas agjendës, ditën e nesërme në orën 09:00, në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë do të zhvillohet një festival futbolli për fëmijë, pjesë e programit të UEFA-s “Futbolli në Shkolla”. Ceremoninë hapëse do ta nderojnë me praninë e tyre Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin dhe kreu i FSHF-së, Armand Duka.

Sakaq, pikat kryesore që do të diskutohen në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv në Tiranë janë: caktimi i vendeve pritëse të finaleve të e UEFA Champions League 2027, UEFA Women’s Champions League 2027, UEFA Futsal Champions League 2026, UEFA Futsal Under-19 EURO 2027 dhe UEFA Women’s Futsal EURO 2027.

Gjithashtu, në rend dite janë edhe tre çështje të tjera: shpërblimet për finalet e UEFA Women’s Nations League 2025, miratimi i rregulloreve të Kampionatit Europian të Futsalit për vajza dhe rregulloret e fazës kualifikuese europiane për Kupën e Botës FIFA Futsal 2028.

S.Dh/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?