Çekia po planifikon mbylljen e kufijve për 1 vit! Do lejohen vetëm në shtetet ku COVID-19 s'ka qenë agresiv...Po Shqipëria?

20 Prill 2020, 12:56| Përditesimi: 20 Prill 2020, 12:59

  • Share

ÇEKI- Presidenti çek Milos Zeman ka deklaruar se Çekia po mendon që të mbyllë kufijtë për të paktën një vit, me qëllim që të parandalojë një valë të dytë të COVID-19, e cila mund të vijë nga vendasit që vizitojnë shtete ku nuk ka kaluar ende vala e infeksionit. Këtu përjashtohen rastet urgjente për vizita mjekësore, apo për punë.  

Në një intervistë për mediat vendase, Zeman u ka bërë thirrje qytetarëve që këtë verë të planifikojnë pushimet në vendin e tyre, të zbulojnë bukuritë vendase. Një fakt i tillë mbetet ende në diskutime, teksa agjencitë vendase i kanë bërë kërkesë qeverisë që të paktën të mos ndalohet lëvizja në vendet ku COVID-19 nuk ka qenë shumë agresiv si Kroacia dhe Sllovakia.

Një masë e tillë ndikon në mënyrë indirekte edhe në vendin tonë, nisur nga fakti që Shqipëria është ndër më të pëlqyerit nga turistët çek, edhe pse epidemia referuar specialistëve dhe shifrave, epidemia është e butë. Madje mes dy vendeve gjatë sezonit turistik është nënshkruar marrëveshje ku policë çekë lejoheshin të patrullonin në vendin tonë, nisur nga numri i lartë i turistëve çekë.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?