Foto ilustruese

Bota

Çekia rrezikon të 'izolohet' nga Bashkimi Europian! Shkak disa ministra që nuk dinë të flasin anglisht

10 Janar 2022, 19:50
  • Share

Çekia rrezikon të 'izolohet' nga Bashkimi Europian për shkak se disa nga ministrat nuk e flasin gjuhën angleze, e cila është gjuhë e punës për në BE.

Këtë shqetësim e ka ngritur gazeta Hospodářské Noviny teksa vendi pritet të marrë presidencën e radhës së BE-së në korrik të këtij viti.

Gazeta e quan një përgjegjësi që sfidon aftësinë e ministrave për të komunikuar me politikanët e huaj.

Ndër të tjera ka vënë në dukje se disa ministra nuk janë të aftë të flasin anglishten e nevojshme për të komunikuar me zyrtarë të lartë të BE-së.

Raportohet se pesë nga 18 ministrat  e kabinetit pranuan se zotëronin anglishten, por dhe kjo në një nivel jo shumë të mirë.

Kritikët vlerësojnë se mungesa e aftësive gjuhësore nuk do të mund të zëvendësohet me përkthyes sepse kontaktet ballë për ballë në seancat joformale, ku përgjithësisht mungojnë përkthyes janë mjaft të rëndësishme.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?