Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Çeki: Kosova do aplikojë në vjeshtë për anëtarësimin në UNESCO

7 Dhjetor 2022, 10:17| Përditesimi: 7 Dhjetor 2022, 10:30

  • Share

Kosova në vjeshtën e vitit të ardhshëm do aplikojë për tu bërë anëtare e UNESCO-s. Këtë lajm e ka bërë të ditur Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku. Sipas tij, pavarësia e Kosovës dhe sovraniteti i saj si shtet do të dëshmohet më tepër nga ky anëtarësim dhe shetet e tjera do njohin më tëpër shqiptarët e Kosovës.

 “Unë besoj që në mundësinë e radhës duhet të aplikohet.E ajo mundësi është në vjeshtën e vitit të ardhshëm, kjo për shkak se konferenca e përgjithshme e UNESCO-s takohet çdo 2 vjet dhe kjo është mundësia për aplikim. Aplikimi në Këshillit e Evropës në Bashkimin Evropian, NATO e shumë shpejt edhe në UNESCO,janë veprime të natyrshme për ta konfirmuar sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës”, deklaroi Çeku në Tëvë1.

Ai ka folur edhe për aplikimin e Kosovës për statusin e kandidatit për anëtar në Bashkimin Evropian, i cili do të ndodhë gjatë këtij muaji.

“Besoj që në të njëjtën logjikë duhet të vazhdojmë edhe me UNESCO-n dhe me organizatat tjera institucionale e ndërkombëtare”, tha ai.

F.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?