Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela gjatë aktivitetit të organizuar në ditën kombëtare të drejtësisë tha se ky është një moment reflektimi për atë se çfarë është bërë dhe se çfarë duhet bërë. Ndërkaq ftoi të gjithë magjistratët dhe jo vetëm që të bëhen pjesë e këtij sistemi transformues.
Ai tha se sfida e tyre është të luftojnë krimin dhe t’i ofrojnë qytetarëve një sistem drejtësie të besueshëm. Çela gjithashtu i bëri thirrje magjistratëve të bëhen pjesë e kësaj reforme dhe të japin kontribute serioze në përmbushjen e sfidave që ofrohen.
“E nderuar ambasadore, zoti Metani, ministre Gjonaj, zonja Llagami. Dita e sotme duhet të jetë moment reflektimi për të vlerësuar ç’kemi bërë deri sot, nëse i kemi ofruar qytetarëve një sistem drejtësie të besueshëm.
Vizioni jonë institucional është shprehur në një strategji të qartë me organet ligjvënëse, sidomos një vëmendje e veçantë i është kushtuar institucioneve të reja të drejtësisë. Masat e marra ka bërë që të jenë në harmoni. S’mund të lihet asnjë çast që me pavarësinë e prokurorëve të rritet dhe papërgjegjësia e tyre. Mbetet thelbësor proceset e kontrollimit dhe disiplinës.
Transparenca dhe llogaridhënia janë sfida permanente. Mbetet thelbësor vështrimi kritik konstat. Kemi rrugë të gjatë për të mbërritur atje ku duam. I drejtohem magjistratëve që të bëhen pjesë e këtij procesi transformues. Gëzuar Ditën Kombëtarë të Drejtësisë, faleminderit”, u shpreh Çela.
Lajmi kryesor: