Çela: Qasje strategjike gjithëpërfshirëse ndaj korrupsionit, përgjigja të jetë e organizuar e kohezive

2 Dhjetor, 16:15| Përditesimi: 2 Dhjetor, 17:03

  • Share

1733155340_olsioncela.jpg

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela deklaroi sot se, lufta ndaj korrupsionit nuk mund të shihet si një përgjegjësi e kufizuar vetëm tek disa agjenci ligjzbatuese.

Në fjalën e tij, në mbledhjen e Komisionit të Monitorimit të Këshillit të Evropës, e cila për herë të parë zhvillohet në Tiranë, Çela tha se, korrupsioni prej vitesh përbën një shqetësim për shoqërinë dhe për shtetin shqiptar.

“Për vetë natyrën e tij komplekse, trajtimi i këtij fenomeni gërryes për qëndrueshmërinë sistemit demokratik dhe zhvillimin ekonomik të vendit kërkon një qasje shumëplanëshe që merr në konsideratë karakteristikat tipike të tij si dhe përmasat dhe natyrën e shtrirjes”, theksoi Çela.

Kryeprokurori u shpreh se, lufta ndaj korrupsionit nuk mund të shihet si një përgjegjësi e kufizuar vetëm tek disa agjenci ligjzbatuese, por si një angazhim i gjerë i të gjithë instrumenteve që disponon shoqëria dhe shteti përmes një bashkëveprimi dhe koordinimi masash në kuadër të një qasje strategjike gjithëpërfshirëse.

“Vetëm përmes këtij qëndrimi mund të arrihet që kontributi i sistemit të drejtësisë në këtë sfidë thelbësisht jetike për shoqërinë shqiptare të jetë efikas”, tha ai.

Ai nënvizoi se, këto masa kanë së pari karakter ndërinstitucional me qëllim koordinim dhe ndërveprimin e të gjithë aktorëve duke përfshirë edhe sistemin e drejtësisë, në mënyrë që përgjigja ndaj fenomenit të jetë e organizuar dhe kohezive.

Së dyti, shtoi Çela ”është vetë veprimtaria e institucioneve përgjegjëse për luftën ndaj korrupsionit që ndjekin politika dhe përdorin instrument e ligjore në harmoni edhe me kuadrin e përgjithshëm të kësaj lufte”.


Lajmi kryesor:

Lufta ndaj korrupsionit e krimit/ Dumani: SPAK sekuestroi 150 mln € asete! Prokurorëve t’u jepet mundësia e rikandidimit! Rrisni pragun monetar, të hetojmë vetëm çështje të vështira


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?