Olsian Çela dhe Ilir Proda

Kronikë

Prokurori Çela takim me kryepolicin Proda: Masa për hetimin e shpejtë të krimeve zgjedhore

5 Shkurt, 12:45| Përditesimi: 5 Shkurt, 12:57

  • Share

Prokurori i përgjithshëm Olsian Çela është takuar ditën e sotme me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ilir Proda.

Sipas njoftimit zyrtar fokusi i këtij takimi ishte bashkëpunimi dhe koordinimi mes Policisë së Shtetit dhe prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm, në kuadër të hetimit të krimeve zgjedhore. 

“Nga drejtuesit e të dy institucioneve, u ra dakord për një sërë masash administrative që synojnë zbulimin dhe hetimin e shpejtë dhe efikas të krimeve zgjedhore, përmes një angazhimi tërësor të strukturave përkatëse, që do i përgjigjet nevojave specifike që lidhen me periudhën zgjedhore. 

Hetimi i krimeve zgjedhore do të konsiderohet si prioritet institucional dhe do të jetë objekt i punës së strukturave të posaçme hetimore që do të krijohen me prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore, të cilat do të mbështeten gjithashtu me burimet e nevojshme njerëzore dhe teknike nga Policia e Shtetit për përdorimin e metodave speciale të hetimit”, thuhet në njoftim.

Më tej nënvizohet se Proda e siguroi Prokurorin e Përgjithshëm për angazhimin e strukturave të Policisë së Shtetit gjatë procesit zgjedhor në përputhje të plotë me kuadrin ligjor në fuqi, duke ruajtur e konsoliduar më tej vlerësimin ndërkombëtar të fituar nga proceset zgjedhore të mëparshme për qëndrimin e baraslarguar të Policisë së Shtetit nga palët në procesin zgjedhor.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe Prokurori i Përgjithshëm, përveç shprehjes së angazhimit të plotë insititucional, inkurajojnë të gjithë qytetarët dhe çdo subjekt tjetër, që të denoncojnë në kohë krimet zgjedhore dhe të bashkëpunojnë me organet ligjzbatuese për hetimin e plotë të tyre.

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Korab: 05/02/2025 16:55

    Shikoni pak dhe 21 Janarin ,Gedecin dhe shume ngjarje te renda qe kane ndodhur zoterinje prokurorore!?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?