Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim

Celebrimi i 100 vjetorit Shqipëri-SHBA, përshendetja veçantë e Kim në publik: Më duket sikur vij në familjen time, ju mirëpres në Amerikë

12 Qershor 2022, 14:39| Përditesimi: 12 Qershor 2022, 16:14

  • Share

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim ka bërë një ndalesë në Koplik të Shkodrës k ka ndarë një përshëndetje të veçantë për qytetarët vendas.

Në kuadër të celebrimit të 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri- SHBA, një autobus 'amerikanshitës' do të ndalet në disa qytete të Shqipërisë për dy javë. Si një hapësirë që do të shërbejë për të ofruar pak nga lojërat amerikane në formën e artit, muzikës dhe formave të tjera argëtuese për të atraksionin e të rinjve. E pranishme kësaj radhe në Kopik, kryediplomatja Kim u shpreh se ndihet si në familjen e saj në Koplik ndërsa shtoi se qytetarët ishin të mirëpritur në Amerikë.

'Kur vij ne Koplik me duket sikur vij ne familjen time dhe ketë e shoh ne sytë tuaj. Sepse ne jemi besnik, jemi te forte dhe gjithmonë këmbëngulim.

Sepse kështu kujdesimi me mire për familjet tona, kujdesemi për fshatin tonë për komunitetin tonë.

Dhe shpresoj qe ju ta dini, se ne si amerikanë ju konsiderojmë si shtëpia jonë, fshati ynë, si pjesë jona

Ju falenderoj shumë për mikpritjen dhe shpresoj t'iu mirëpres ne Amerikë.'- u shpreh Kim.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • BENI: 15/06/2022 01:31

    KIMI TE QENDROJE NE SHQIPERI EDHE 4 VJET TE TJERA...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?