Çelet edicioni i 12 i festivali folklorik në Lezhë! Ndreu: Zakone që duhet t’i transmetojmë te brezat

17 Nëntor 2022, 18:03| Përditesimi: 17 Nëntor 2022, 18:10

  • Share

Festivali Folklorik Tipologjik i Rapsodëve dhe Instrumentistëve çeli edicionin e 12-të popullor, ku 17 grupe artistike ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë u ngjitën në skenën e Qendrës Kulturore të Fëmijëve, në Lezhë.

Me një gamë instrumentesh, këngë dhe kostume që prezantonin krahinat e tyre, rapsodë dhe instrumentistë të grupe artistike të Dibrës, Shkodrës, Mallakastrës, Kukësit, Gramshit, Gjirokastrës, Lezhës, Hasit etj tërhoqën vëmendjen e publikut.

“Lezha dhe ky festival na mundëson që artistët tanë ta gdhendin emrin tanë në histori dhe të jenë etalon për ata që nuk kanë lindur akoma, por, që nesër do të mund të mbushin skenat e kësaj natyre jo vetëm ne Lezhë por në mbarë Shqipërinë”, thotë Niko Kotherja, Drejtor i Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Folklorike.

Për kryebashkiakun e Lezhës Pjerin Ndreu, aktivitete të tilla janë një mundësi e mirë për të skalitur vlerat dhe ruajtur traditën historike të folklorit ndër breza.

 “Unë jam adhuruesi i folklorit të të gjithë trevave të veriut dhe jugut, pasi jam rritur me këngë dhe çifteli. Janë disa aspekte të traditës tonë, të kulturës, dokeve dhe zakoneve që ne nuk duhet t’i harrojmë, duhet t’i mbajmë dhe t’i transmetojmë tek brezat”, thotë ai.

Organizuar nga Ministria e Kulturës, Qendra Kombëtare e Veprimtarive Tradicionale dhe Bashkia Lezhë në natën e dytë e takimit të Festivali Folklorik Tipologjik i Rapsodëve dhe Instrumentistëve do të bëhet dhe vlerësimi i përformancave të artistëve ku do të ndahen dhe çmimet fituese.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?