Çelet ekspozita e pikturave ‘Ditët e Mios’ në Korçë, 38 piktorë derdhin në telajo pamjet piktoreske të qytetit

26 Tetor 2022, 18:49| Përditesimi: 26 Tetor 2022, 20:35

  • Share

Është çelur për të 12-tin vit  rradhazi kolonia ndërkombëtare e Arteve figurative “Ditët e Mios” ku për 3 ditë me rradhë 38 piktorë pjesëmarrës nga Shqipëria, dhe vende të ndryshme të botës do të derdhin në telajo peisazhet piktoreske të qytetit të Korçës.

Risia e edicionit të këtij viti është dhe celja e siparit në shtëpinë muze të piktorit madh korcar Vangjush Mios, ku nuk munguan familjarë të piktorit dhe artdashës të shumtë.

 “Është një aktivitet që ne e konsiderojmë ndër më të rëndësishmit për artin në Korçë. Ajo që e bën më të veçantë dhe më të rëndësishme është pjesëmarrja më e madhe e të huajve në këtë koloni pa përjashruar ata që i kemi shumë të mirë dhe piktorët korçarë që nuk rreshtin së krijuari. Është peisazhi një ndër gjinitë më të dashura por kemi dhe një fond të pasur që i shtohen këtë vit kësaj galerie.- tha Zamira Kita.

Veç artistëve korçarë, Kolonisë së festivalit I jane bashkuar edhe piktorë nga Kosova Italia, Greqia, Polonia etj

“ Kjo është hera ime e dytë në Korçë dhe ndihem vërtet falenderuese që më ftuan për të dytën herë këtu. KY koleksion I bukur më impresionon shumë. Arkitektët më të mirë e përgatisin këtë ekspozitë. Dua të bëj diçka të bukur për Korçën, me gjithë këtë panoramë të bukur që ofron Korça dhe fshatrat e saj.- tha Alexandra Gieraga

 “Kolonia e Korçës është një prej kolonivemë të mira dhe tërheqëse për secalin krijues të figuracionit. Vjeshta është sfidë dhe sidomos ata që kanë njohur ngjyrat e Mios. Dardha më ka pëlqyer shumë. Vjeshta në Korçë është jashtëzakonisht e bukur si peisazh”- tha Shyqyri Celiku, piktor nga kosova

Ekspozita "Ditet e Mios", kolonia ndërkombëtare e pikturavve vjen për të 12-tin vit radhazi në qytetin e Korçës e do të zgjasë deri më 28 tetor. Ndalesa e radhës e kolonisë së piktorëve do të jetë në Dardhë dhe Vithkuq.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?