Çelet ekspozita e rrallë me xhupa të vjetër, punime autentike të grave mirditore! Pasi u shpall “Kryevlerë Kombëtare” përgatitet dosja për në UNESCO

4 Nëntor, 17:17| Përditesimi: 4 Nëntor, 17:35

  • Share

Xhupi i gruas mirditore, simbol i identitetit tonë iliro-arbnor është ekspozuar në qendrën e informimit Info-Kulla në Mirditë. Në fakt janë 30 veshje punuar nder vite që do të qendrojnë për një kohë të gjatë në këtë pavion, me qëllim prezantimin para turistëve të vlerave më të mira të trashegimisë.

“Veshja e gruas mirditore ruan një sërë elementëtsh të kohës paleo-kristiane. Xhupat janë të ndryshëm, sepse janë punuar në mënyrë artizane nga gratë mirditore në periudha të ndryshme kohore, por ato kanë ruajtur tipologjinë e hershme”, tha Julian Vlashi drejtor i kulturës Mirditë.  

Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jomateriale një vit më parë e shpalli veshjen tradicionale të gruas mirditore “Kryevlerë Kombëtare”, pasi ruan një larmi simbolesh të natyrës mitike dhe kultike. Tashmë po përgatitet dosja për ta shpallur veshjen mirditore pasuri të UNESCO-s.

“Përpjekjet për ta çuar në UNESCO duhet të bazohen fakte dhe jo fjalë ndaj kjo është arsyeja pse kemi çelur këtë ekspozitë me xhupa të vjetër, autentik, mbledhur në fshatrat e Mirditës”, tha Marianne Graf, presidente e shoqatës “partneriteti Austri-Shqipëri”.

Sipas etnologeve, detaji me interesant ne xhupin e Mirditës është shqiponja e stilizuar, që herë interpretohet si shqiponja e Shtetit të Arbrit e herë si ‘kryq i fshehtë’, i përpunuar për të ruajtur identitetin katolik në kohën e pushtimit turk.

R.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arta: 05/11/2024 13:51

    Me duket se quhet “zhgun” Jo xhup.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?