Ekspozita retrospektive “Gra-Muret” e piktorit të njohur Anastas Kostandini tërhoqi vëmendjen e artdashësve fierakë. Në Galerine e Arteve “Vilcon Kilica” janë ekspozuar 85 grafika që i ka punuar përgjatë 4 dekadave.
“E vecanta e kesaj grafike qe mua me njohin te gjithe si piktore, une kam gjithe jeten time qe kam punuar grafika dhe grafika eshte nje ar , nje gjini paksa speciale jo te gjithe artistet. Jo gjithe piktoret e trajtojne grafiken.
Une paralel me pikturen e trajtoj kete gjini te grafikes e cila me jep mundesine te shprehem ne nje hapisire tjeter qe dhe per gjera te tjera qe nuk mund te thote piktura. Keshtu qe e vecanta eshte qe ndoshta per here te pare une tregoje faktin qe une jam dhe nje grafist.”
Emocionet janë të dyfishta për artistin, pasi punimet ekspozohen në galerinë që mban emrin e të mirënjohurit “Vilcon Kilica”, me të cilin Kostandini ka bashkëpunuar për realizimit e mozaikut të Tiranës.