Rikthehet në Gjirokastër pas 8 vitesh Festivali Folklorik Kombëtar me pjesëmarrjen e 1200 artistëve nga mbarë vendi.
Ata do të perfomojnë për një javë në skenën e ngritur ne kalanë e qytetit të gurtë.
Nata e pare ngjiti ne skene artiste te ansambleve nga Kukësi, Berati dhe Maqedonia e Veriut.
Muzike, valle e veshje autentike u pasqyruan që në natën e parë të çeljes së këtij eventi. Artistët pjesëmarrës janë shprehur tepër të emocionuar për festivalin që rikthehet pas një ndërprerje disavjeçare. Ata thane se tradita duhet te ruhet e trashëgohet nder breza.
Ne natën e parë të festivalit i pranishëm ka qenë edhe kryeministri Edi Rama se bashku me familjen e tij.
Krahas festivalit një vëmendje ju është kushtuar edhe artizaneve te cilët janë vendosur ne hyrje te kalasë së Gjirokastrës ku kane ekspozuar punimet e tyre.
urime festivalit folklorik kombtar.folklori perfaqson traditen shekullore te kombit tone!por nuk duhet te mjergulltoje me Brekushet e turkomaneve.dropollitet duhet te kendonin shqip por ne asnje menyr greqisht.jan dy element qe nuk shkojne me traditen tone shekullore.ministria e kultures duhej ti kishte eliminuar faktorin e jo te origjines.
Përgjigju