Çelet java hungareze, nis me ekspozitën ‘Vaniceart’! Festivali Hungarissimo mbështetet nga grupi 4iG

2 Nëntor 2022, 15:20| Përditesimi: 2 Nëntor 2022, 16:44

  • Share

‘VaniceArt’ një ekspozitë fotografike e sjellë përmes inteligjencës artificiale, nga artisti inavtor Peter Vaniscsek, celi javën hungareze në Shqipëri.

Për 5 ditë, qyetarët do të kenë mundësi të shijojnë nga afër edhe një ekspozitë  me tematikë historike, ku Hungaria tregohet përmes fotografive. Do ketë gara shahu, teatër, muzik xhaz e koncert orkestral klasik.

“Java Hungareze ofron  shumë aktivitete, që nga arti klasik, ushqimet tradicionale e lojëra”, tha zv Ministrja e Kulturës, Mira Kumbe.

“Gjëja e parë që ne bëmë pas pandemisë ishte përurimi i simbolit të Skëndërbeut në Budabest. Simboli i javës Hungareze është më shumë se sa një javë”,u shpreh zv. Kr. Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani

“Shqipëria dhe Hungaria kanë lidhje që në të shkuarën, sicc është Skëndërbeu dhe Mbreti Zog. Këtë vit po festojmë lidhjet diplomatike. Është një rast i veçantë. Dua të ju ftoj që të jemi sëbashku jo vetëm në Tiranë, por edhe në Fier e Korë”, tregoi zv Ambasadori Ambasades Hungareze, Adam Lovassy.

Java e Kulturës Hungarissimo, mbështetet nga Grupi 4iG, i cili është investitori më i madh hungarez në Shqipëri, pas blerjes së ONE Telecommunications dhe ALBtelecom.

“Kam nderin të hap këtë javë kulturore kaq unike me programe shumë të bukura që vijnë për herë të parë në Shqipëri”, Almira Emiri, Organizatore e Hungarissimo.

“Siç u tha unë përfaqësoj këtu kompaninë 4iG, një prej investitorëve më të mëdhenj në Shqipëri që ka blerë ALBtelecom dhe One dhe po kontribuojmë në transformimin e vendit në epokën e re digjitale. Jemi shumë të kënaqur që po mbështesim festivalin ‘Hungarissimo’,  një festival që ndihmon në vendosjen e lidhjeve mes dy vendeve tona. Misioni i Hungarissimo është mjaft i ngjashëm me misionin tonë në Shqipëri. Të dy po promovojmë lidhjet midis investimeve dhe ekspertizës hungareze me burimet e jashtëzakonshme shqiptare”, tha Robert Budafoki, zv.president i 4iG.

Gama e gjerë e eventeve do të kulmojnë me natën Grand Gala, me 6 nëntor, në teatrin e Korçës, ku do të ketë pjesëmarrës të shumë artistëve shqiptarë dhe të huaj.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?