Çelet në Fier ekspozita ‘Eden’, artistja Egla Memaj sjell 30 punime në qëndistari: Tribut dedikuar kulturës etnografike shqiptare

21 Janar 2023, 14:46| Përditesimi: 21 Janar 2023, 14:52

  • Share

Një tribut dedikuar kulturës etnografike shqiptare, “Eden” ose Parajsa tokësore është ekspozita vetjake e artistes Egla Memaj, që u çel në Galerinë e Arteve, “Vilson Kilica” në Fier. Nëpërmjet teknikave të qëndisjes me dorë që rivlerëson pasurinë e shquar liturgjike, Memaj sjell mbi 30 punime artistike në dialog me të shkuarën ku reflektohet identiteti dhe rrugëtimi i saj artistik ndër vite.

“E gjithë ekspozita është një tribut ndaj vlerave etnografike shqiptare, thirrje për rivlerësimin e asaj pasurie të shquar liturgjike por edhe një dialog me të shkuarën. Një sallë është nga cikli religjioz, nga epitafi i Gllavenicës që është prezantuar në fakt dhe riprezantohet këtu. Salla tjetër është me modele nga natyra, ku kam përzgjedhur me shumë kujdes lulet, farat, frutat dhe pemët të cilat janë simbolike, historike dhe religjioze”, tha Egla Memaj, artiste.

Puna e saj përcjell elementë të përzgjedhur të trashëgimisë kulturore shqiptare, ku herë-herë artistja ekspozon figurën qendrore të Krishtit e herë simbolikat që e rrethojnë atë.

 “Është një gjë shpirtërore, një gjë që ti e do është identiteti yt, është tradita një gjë që nuk duhet humbur. Kjo është arsyeja kryesore pse unë e kam nisur rrugëtimin tim artistik me etnografinë që në vitet e mia studentore”, vijoi ajo.

E prezantuar me punimet e saj brenda dhe jashtë vendit “Eden” do të qëndrojë e hapur për artdashësit fierakë për dy javë në Galerinë e artit të qytetit.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?